Lidhu me ne

Radar

Rumen Radev rizgjidhet president i Bullgarisë, Zoran Zaev zhvillon bisedë telefonike me të

Radev rizgjidhet president i Bullgarisë, Zaev zhvillon bisedë

Bullgaria i ka besuar një tjetër mandat në krye të Presidencës Rumen Radevit, i cili është bërë simbol i lëvizjes kundër korrupsionit në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian.

58-vjeçari, një ish-pilot luftarak mori 63% -65% të votave, sipas sondazheve të para. Kundërshtarja e tij Anastasia Gertzhikov, e cila kishte mbështetjen e partisë konservatore “GERB” të ish-kryeministrit Bojko Borisov, fitoi 31% -33% të votave. Votimi, i katërti në një vit në Bullgari, u zhvillua në mes të valës vdekjeprurëse të pandemisë Covid-19.

Më pak se 25% e 6.9 milionë njerëzve janë plotësisht të vaksinuar në Bullgari, vdekshmëria është ndër më të lartat në botë dhe sistemi shëndetësor po lëkundet.

Rizgjedhja e tij është një lajm i mirë për luftën kundër korrupsionit për partinë e re, fituese e zgjedhjeve parlamentare të së dielës së kaluar.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se e ka telefonuar Rumen Radev për zgjedhjen e sërishme si president i Bullgarisë.

Zaev bëri të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjn e një zgjidhje për ardhmëri të përbashkët evropiane.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, u shpreh Zaev.

Zgjedhjet e sotme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për vendin tonë, pasi me këtë hapet rruga e krijimit të një qeverie politike, me çka edhe marrjes së një vendimi “pro” çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

MË TEPËR

Aktualitet18 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar19 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar23 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore23 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook