Lidhu me ne

Mix

Nuk kishte ndodhur në Telebingo! Ardit Gjebrea e telefonoi, por qytetari ishte ndarë nga jeta sot

Nuk kishte ndodhur në Telebingo! Ardit Gjebrea e telefonoi, por qytetari

Në emisionin “E diela shqiptare” që transmetohet në Televizionin Klan ka ndodhur një ngjarje e pazakontë dhe mjaft trishtuese.

“Telebingo” është rubrika ku shumë qytetarë presin të jenë fitues dhe të jetë numri i telefonit të tyre ai që Ardit Gjebrea telefonon.

Në momentin që Ardit Gjebrea ka thirrur në telefon njërin prej fituesve, pas telefonit u dëgjua një zonjë, por në fakt nuk ishte ajo të cilës “i kishte rënë fati”.

E pyetur nga Gjebrea se ku ndodhej zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë, ajo tha se ai për fat të keq kishte ndërruar jetë këtë mëngjes.

Fjalët e zonjës tronditën moderatorin, stafin dhe gjithë publikun në studio, të cilët u prekën nga fjalët e saj.

Ardit Gjebrea: Mirëmbrëma, zotin Tosun ku e kam?

Ardit Gjebrea: Çfarë thua? Po kur?

Zonja: Sot në mëngjes…Kush jeni juve?

Ardit Gjebrea: Jam pa fjalë! Unë jam Ardit Gjebrea, ju marr nga “Telebingo”. Ai ka blerë biletën e “Telebingos” dhe ju po më jepni këtë lajm! O sa keq po më vjen! Ju shpreh ngushëllime!

Ardit Gjebrea: A mund të ju marr…unë po e ruaj këtë biletë dhe unë nuk do të doja që ne të luanim sot dhe unë do ju marr në telefon dhe do e lëmë që të luajmë një javë tjetër në telefon pasi ju të kaloni këtë dhimbje. A e bëjmë kështu?

Zonja: Po, shumë faleminderit.

Ardit Gjebrea: Ngushëllime nga ana jonë familjes tuaj dhe qoftë i Parajës, Ngushëllime! Mirupafshim.

Pas këtij momenti kaq të trishtë, Gjebrea gjeti rastin që të japë një mesazh mjaft me vlerë për të gjithë shikuesit e Tv Klan, mbi vlerën e jetës dhe njerëzve tanë më të dashur.

Ardit Gjebrea: Kjo është jeta dhe të mendosh se një ditë askush që është këtu nuk do të jetë më, e keni menduar ndonjëherë? Çdonjëri nga ne dhe çdokush që po më dëgjon tani nuk do të jetë më dhe këtë moment reflektimi, Zoti na e solli jo pa arsye. Jetën duhet ta jetojmë të lumtur, të gëzuar, të bëjmë mirë, të heqim çdo të keqe dhe vetëm dashuria të mbizotërojë kudo./tvklan.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook