Lidhu me ne

Radar

Ka dyzetenjë arsye për ta larguar tashmë Lulzim Bashën

Ndriçim Kulla

Dëgjova mbrëmë Gazmend Bardhin në një debat televiziv,i cili përvecse mban dhe postin e Sekretarit të Përgjithsëm të PD-ës ,(dhe që akuzohet se e mbanë në mënyrë të pa ligjëshme), deklaroi përafërsisht, se humbja e zgjedhjeve nuk e detyron sipas statutit drejtuesin e partisë të jap dorëheqjen dhe që kështu i bie të jetë përjetësisht në krye.

A mund të quhet më kjo sjellje demokratike? A mund të trajtohet më kjo si forcë politike demokratike normale në mes të Europës?

A mund të quhet më kjo parti e besueshme për të marrë nesër drejtimin e qeverisë? A mund të jetë më ky formacion politik i denjë për të aderuar në formacionet demokratike europiane të Partive Popullore?

Ndoshta, qemë mësuar me paaftësinë e profesionistëve të politikës tonë gjatë këtyre viteve,por jo të shkeleshin rregullat e demokracisë me një arrogance të tillë partiake.Flitet shpesh për faktin se qytetari i zakonshëm është indiferent ndaj politikës, e për pasojë abstenues në votim. Por, nisur nga kjo gjendje në të cilën ndodhet përfaqësimi i tij politik, me shumë gjasa do të qe më mirë të flitej për një “përbuzje” të qytetarit ndaj politikës.

E kjo britëm përbuzje nuk duhet anashkaluar, përkundrazi duhej trajtuar përballë kësaj sjellje me shumë kujdes dhe shqetësim, sepse demokracia përveçse është baza dhe frymëzimi për çdo fitore është dhe një garanci e jetës shoqërore.Ligji i pa shkruar i etikës përgjithsisht ka funksionuar në jetë të jetëve, është është zbatuar herë mirë dhe herë mjaftueshëm edhe nga politikanët shqiptarë në këto vite tranzicioni. Ai mbetet gjithmon instrumenti që ruan polikën nga shkatërrimi dhe mbanë gjallë demokracinë. Përndryshe populli do t’ia kthente shpinën gjithë sistemit politik e do të prirej kah përmbushja e interesave të tij në rrugë të tërthorta. E kjo do të qe kriza mbi krizë e gjithë jetesës shoqërore.

Lulëzim Basha ka humbur 3 herë të mira zgjjedhjet dhe ka gabuar pesëmbëdhjet herë politikisht me qëndrimet e tij të çrregullta politike, hera – herës fare foshnjarake, saqë për shumë vite në opozitë, europianët dhe amerikanët shprehën mosbesimin e tyre ndaj PD –ës si partnere, ndërsa sot në këtë krizë ekzistenciale Lulëzim Basha , spo lë gurë pa lëvizur që të qëndroje në krye të PD-ës.

Por në kuptimin figurative ai ka 9 vjetë që nusëron dhe na çoi nga humbja në humbje dhe çuditërisht do që të nusëroj përsëri.Po a nuk është ky edhe si anormalitet i pa precedent në një vënd demokrtatik?.A mund që ta shpjerë dot ai më PD-֝ën në fitore?

Nuk është e mundur.

Ka 41 arsye për të thënë jo .Por, arsyeja kryesore është, se rruga e fitores nis nga besimi ndaj tij ,që ai nuk e ka këtë besim nga votuesit dhe kjo është provuar qartë.Atë tash nuk e beson më njeri dhe pikërisht këndej duhet të nis ndryshimi shterues ndaj tij. Pranda Lulëzim Basha,Gazmend Bardhi ,Grida Duma dhe disa ndjekës të tij të devotshëm, nuk duhet ti bëjnë më demokratët të vuajnë më tej. Ata duhet të ngrihen mbi ëndrrat e tyre të epshme të pushtetit me cdo kusht dhe tu këkrojnë falje njerëzve, që i besuan kaq gjatë dhe së fundi i zhgënjien kaq shumë, ti falenderojnë ata që i besuan kaq gjatë dhe të hapin rrugën e të largohen kokëulur.

Kjo sjellje politike në perceptimin tim do ishte një akt që do vlerësohej dhe do ta mbante së paku për të mirë emrin e tyre në politikën shqiptare.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook