Mix
Biden do t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor, Kamala Harris bëhet presidente e përkohshme

Zëvendëspresidentja Kamala Harris të premten u bë gruaja e parë që mori pushtetin presidencial në SHBA, përkohësisht, pasi presidenti Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli rutinë për gjendjen e tij shëndetësore.
The Guardian raporton se, në një deklaratë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha: “Këtë mëngjes, presidenti do të udhëtojë në Qendrën Mjekësore Walter Reed për një rutinë fizike. Presidenti do t’i nënshtrohet një kolonoskopie rutinë.
Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë para orës 9 të mëngjesit. Më vonë u konfirmua se presidenti amerikan do t’i nënshtrohej një kontrolli rutinë.