Mix
Alex Rodriguez në një romancë të re, ajo qenka shumë simpatike!
J.Lo e rigjeti menjëherë dashurinë pas ndarjes me Alex Rodriguez, por këtij të fundit iu deshën disa muaj përpara se të mendonte për një romancë të re. Tani, me sa duket është gati.
Fjalët janë se A-Rod i ka dërguar mesazhe Kelly Bensimon, yllit të reality show-t “Real Houseëife of Neë York”. “Ata kanë një marrëdhënie të lezetshme dhe flirte me mesazhe.Alex i ka kërkuar asaj të dalin bashkë më shumë se një herë, megjithëse ajo nuk ka dalë në një takim me të,” tha një njeri i afërt i saj.
Ndërkohë, edhe një përfaqësues i Bensimon konfirmoi për Page Six se ajo dhe Rodriguez kanë qenë në kontakt.
“Kanë pasur një marrëdhënie argëtuese me mesazhe gjatë dy muajve të fundit. Ajo mendon se ai është simpatik dhe një zotëri i vërtetë,” u shpreh personi në fjalë.