Lidhu me ne

Radar

Luan Baçi: Kuvendi i 11 dhjetorit historik, të vendosë vota e demokratëve!

Luan Baçi: Kuvendi i 11 dhjetorit historik, të vendosë vota e

Deputeti i PD-së Luan Baçi, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV nga moderatorja Armela Ferko, foli për situatën në Partinë Demokratike.

Baçi thekson se Kuvendi i datës 11 dhjetor është historik, duke shtuar se ajo që duhet të vendosë është vota e demokratëve.

‘E ndoqa me vëmendje mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD-së. Basha ka qenë kundër Kuvendit. PD duhet të ketë datë Kuvendi të përbashkët dhe delegatët të flasin secili mendimin e vet. Në fund, të vendosë vota e demokratëve.

PD duhet që të mos shkojë drejt shkatërrimit. Të dëgjohen delegatët me kujdes dhe në fund të debatit, të merret vendimi. Unë kam qenë që pas 25 prillit, duhej një analizë e saktë.

Duhet thënë se edhe zgjedhja e kryetarit të PD u bë shumë shpejt. Edhe emërimet politike në strukturat më të larta të PD-së janë emërime, sepse aty ka njerëz që nuk kanë kontributin e duhur në Partinë Demokratike.

Kuvendin nuk e mblodhi Berisha, por vota e demokratëve. Duhet thënë se Kuvendi i 11 dhjetorit është historik dhe është për të ardhur keq sesi është quajtur.

Demokratët e vërtetë janë duke e mbledhur këtë Kuvend, ata persona që kanë luftuar për PD-në, që kanë qenë të arrestuar për protesta të paligjshme. Janë ata demokratë të ndershëm, që duan të mirën e PD-së.

Delegatët mund të verifikohen me emër e mbiemër, e nëse vijnë më shumë se 3 000 delegatë me date 11, Kuvendi i datës 18 dhjetor nuk mund të ndodhë. PD është anëtarësia dhe struktura e jo vula’, deklaroi Baçi.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar18 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix18 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport24 orë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix1 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar1 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar1 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore1 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook