Lidhu me ne

Mix

Letër për çiftet që sapo janë bërë prindër/ “Lejojeni veten të bëni gabime”

cna lajm show

Të dashur prindër të rinj!

Të sjellësh në jetë një fëmijë është një nga ngjarjet më të mëdha që mund t’ju ndodhë. Do të ketë ditë kur do t’ju duket sikur ju shpërthen zemra nga dashuria për këtë njeri të vogël. Do të ketë dhe ditë të tjera kur ndoshta do të pyesni veten edhe pse ju shkoi në mendje të bëheni prindër. Do t’ju “bombardojnë” me këshilla rreth prindërimit dhe do të ndiheni të tejmbushur. Të gjitha këto do të jenë normale. Teksa jeni duke u kujdesur për fëmijën që sapo keni sjellë në jetë, ju lutem mbani mend këto gjëra:

Perfeksioni nuk ekziston/ Asnjëherë nuk mund të jesh një prind perfekt, as nuk mundesh të lexosh në libra apo në internet gjithçka të duhet të bësh për të qenë i tillë. Një libër apo uebsajt i tillë nuk ekziston dhe nuk ka për të ekzistuar ndonjëherë. Do të bëni gabime dhe gjatë rrugës do të mësoni. Do të bëni ndryshime dhe do të shton ielementë gjatë rrugës teksa rriteni si prindër. Do të bëni më të mirën që mundeni. Lejojeni veten të bëni gabime.Kini durim/Kjo fazë, etapë apo situatë në të cilën gjendeni është vetëm për një kohë të shkurtër. Bebi juaj do të rritet e do të ndryshojë çdo ditë, gjithashtu edhe ju. Ushqyerja në orët e natës teksa jeni të përgjumur, kolikat, acarimi i mishrave e tmperatura gjatë daljes së dhëmbëve, shpërhtimet emocionale janë thjesht faza që do të kalojnë. Kjo nuk do të thotë që ju s’duhet të bëni gjë për të ndihmuar fëmijët, por mos harroni që edhe koha ndihmon shumë.

Besojini instinkteve tuaja/Mos e vini në dyshim veten kur bëhet fjalë për të zgjedhur se çfarë është më e mira për ju dhe fëmijën tuaj. Nëse këshilla që ju japin bie në kundërshtim me atë që dini ju, mos mendoni se personi tjetër ka të drejtë dhe ju e keni gabim. Askush se njeh fëmijën tuaj dhe nevojat e tij sa ju. Besojini vetes dhe bëni atë që mendoni se është më e mira për ju dhe fëmijën tuaj.

Një ditë do ktheni shikimin pas në këtë periudhë, do t’ju vijnë në mendje kujtimet e bukura dhe do të keni një zemër të gëzuar. Do të donit ta përjetonit sërish dhe s’do ndryshonit asgjë. Fëmija do t’ju thojë se jeni prindërit më të mirë në botë dhe ju do të bini dakord./Burimi “PËR NËNAT

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook