Lidhu me ne

Mix

Ky president amerikan i dhuroi të gjitha pagat për bamirësi


Gjatë kohës së tij si kongresmen, dhe më vonë presidenti i SHBA-së, Xhon F.Kenedi, i dhuroi të gjitha pagat e tij për bamirësi.

Në vitin 1859, kolonisti anglez Tomas Ostin lëshoi 24 lepujt e parë në fermën e tij në Australi, duke thënë “Sjellja e disa lepujve këtu mund të bëjë pak dëme, dhe mund të më ofrojë një atmosferë më pranë shtëpisë”. Në fakt deri në vitin 1920, popullata e lepujve në Australi arriti në 10 miliardë.

Interpretimi i aktorit amerikan Samuelit L.Xhekson në filmin “Ethet e Xhunglës”, u vlerësua aq shumë saqë Festivali i Filmit në Kanë në vitin 1991, krijoi një çmim të veçantë vetëm për të: atë të “aktorit më të mirë mbështetës”.

Në vitin 1923, një vrapues i garave me kuaj i quajtur Frenk Hajes pësoi një sulm vdekjeprurës në zemër, dhe vdiq në mes të garës. Trupi i tij mbeti në kalë, dhe ai e kaloi vijën e finishit në vendin e parë. Ironikisht, sa ishte gjallë Hajes nuk kishte fituar dot asnjë garë.

Kevin Mitnik, ishte një haker kaq i rrezikshëm, saqë besohet se ai u vendos nga autoritetet amerikane në izolim, për shkak të frikës se mund të “shkaktonte një luftë termonukleare, vetëm duke i rënë ziles në një kabinë telefonike”.

Gjatë Revolucionit Amerikan, shumë ushtarë amerikanë të pa trajnuar, i përdornin bajonetat vetëm për të pjekur mish mbi zjarr, në vend që t’i përdorin ato për luftime nga afër. Pasi u trajnuan për përdorimin e bajonetave nga një gjeneral prusian, ushtria amerikane qe në gjendje të fitonte edhe një betejë të tërë, pa asnjë të shtënë.

Ushtria skoceze u përpoq të përfitonte nga Epidemia e Murtajës në Angli, për ta pushtuar këtë të fundit, por u prek vetë nga kjo sëmundje e rëndë duke e çuar në Skoci, dhe vrarë gjysmën e popullsisë vendase.

Aleanca diplomatike më e vjetër dhe e pandërprerë në botë, është ajo midis Anglisë dhe Portugalisë, që daton që në vitin 1373.

Racionimi intensiv i ushqimit në Angli gjatë Luftës së Dytë Botërore, reduktoi në fakt vdekshmërinë foshnjore, duke garantuar bukë për të gjithë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix1 orë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Mix1 orë më herët

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me çmimin marramendës

Lëkurë e punuar me dorë, detaje metalike, dizajn elegant. Çmimi? Një shifër me pesë numra. Jo, nuk po flasim për...

Mix1 orë më herët

Sydney Sweeney po shet sapunë me ujë nga vaska e saj dhe interneti s’po pushon!

Nëse menduat se marketingu kishte arritur kulmin me trendet e çuditshme të rrjeteve sociale, mendohuni përsëri. Aktorja Sydney Sweeney është...

Mix2 orë më herët

Renee Reffo përgjithnjë në Shqipëri?! Influencerja: E shikoj karrierën time këtu

Nga videot e veçanta dhe ato që kanë bërë bujë në rrjetet sociale, vajza e aktores së njohur Julia Ilirjani,...

Mix2 orë më herët

“Sirens”, seriali që është kthyer në një sensacion të vërtetë në “Netflix”

Në një platformë të mbushur me prurje të reja çdo javë, rrallë ndodh që një serial të ngjitet me kaq...

Radar4 orë më herët

Shabani: Nëse do të ishim bashkuar me Berishën, do të kishim më pak vota, ujërat e bardha nuk duhen përzier me të zezat

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka folur për rezultatin e aritur në zgjedhje dhe akuzat se partitë e reja...

Mix4 orë më herët

Humbja e peshës në moshën e mesme mund të zvogëlojë sëmundjet kronike më vonë

I gjithë mundi që duhet bërë për të humbur peshë në moshën e mesme mund t’ju sigurojë një jetë më...

Kryesore4 orë më herët

“Neni Basha është për zgjedhje, jo për farsa”, Berisha: Pse nuk e diskutoj dorëheqjen

Kreu i PD, Sali Berisha teksa po fliste për humbjen në zgjedhjet e 11 majit, ai preku për “nenin Basha”...

Mix4 orë më herët

Pse të gjithë në internet janë fiksuar me kukullën e frikshme Labubu

Të vegjël, me gëzof dhe pak të frikshëm: Labubu, lodrat në formë përbindëshi me buzëqeshje djallëzore, janë bërë obsesioni më...

Facebook