Lidhu me ne

Kioske

E treta e Bashës, dhe pse në politikë mund të jesh vetëm një herë i ri

E treta e Bashës, dhe pse në politikë mund të jesh

Alfred Lela

Lulzim Basha po mundohet të instrumentalizojë një variant të unë nuk jam politikan të Edi Ramës. Ai po luan me terma të tillë si fundi i tranzicionitllumi i tranzicionittrekëndëshi i Bermudës etj., me qëllim profilizimin e vetes si politikan i së resë. Ndërkohë që metodologjia vlen (për sa kohë është provuar nga politikanë e grupime politike për dekada me radhë dhe ka funksionuar), retorika nuk bën një lek. Kjo sepse narrativa e komunikimit politik ngrihet mbi personazhin të cilin kërkon të shtjellojë, apo paraqesë, për publikun.

Mospërputhja e asaj që flitet me atë për të cilin tregon është fatale për fushatën e komunikimit (në këtë rast të Bashës).

Një tipar tjetër i komunikimit mbi një parabolë të caktuar (në këtë rast Basha i riu) është se bën punë vetëm njëherë. Një teh apo kënd komunikimi nuk është shumëpërdorimësh për të njëjtin politikan. E njëjta metodolgji apo stil mund të përdoret për politikanë të ndryshëm, por i njëjti personazh politik nuk mund të shitet dy herë nën të njëjtën veshje komunikative.

Thënë këtë, duhet shtuar se Basha është shitur dy herë nën leskrën e të riut në politikë. Herën e parë kur u paraqit si prurje e KOP të Berishës dhe u kurorëzua me një vend në parlament dhe qeveri. Si rrallëkush iu gëzua edhe një herë këtij makinacioni të së resë, kur garoi për kreun e Bashkisë Tiranë. Është e vërtetë se amerikanët, por edhe shqiptarët e shtabit të komunikimit, i këshilluan distancë nga Berisha. Siç është e saktë që kjo i dha pikë në garën lokale. Gjithaq e vërtetë është edhe se, në finale u desh ndërhyrja e Berishës dhe makinerisë së tij të rëndë për ta ngjitur në podiumin e fitores. Fitore që i mbahet mend si e vetmja në karrierën politike përballë Ramës, në një kohë kur garat kanë qenë disa.

Fakti se Basha i shpëtoi skematizmit të të riut politik, duke e përdorur si rrallëkush ose askush, dy herë, lidhet me atë se njerëzit i besuan nevojës së tyre për ta parë solo dhe jashtë hijes së Berishës, por edhe iu dhanë mërzisë që u kishte shkaktuar Edi Rama në tre mandate të gjatë në krye të Tiranës. Ku ta dinin të shkretët se monotonia, si një parkim holandez biçikletash, po u vinte në formën e një buzëqeshjeje që maskonte bash çmërsin e mërzisë.

Hakmarrja e këtij lëshimi që vetëdija popullore i bëri Bashës u duk te Çadra, e cila u përvijua nën retorikën e Republikës së re. Duhet thënë se ajo retorikë dhe ai aksion politik është dështimi më spektakolar i një politikani dhe partie politike në Shqipëri në tri dekadat e tranzicionit. Shkëndija e ligë e saj prodhoi atë lëmsh zjarri që ka vrundulluar anë e mbanë kufijtë politikë të Partisë Demokratike.

Pasur pas vetes këtë repertor politik, Lulzim Bashës i duhet të kuptojë se retorika është një zhanër që nuk i hyn në punë. Madje i prish punë. I perceptuar prej vitesh si politikan i inaksionit dhe hilesë (gjumash/ ai të gënjen edhe për orën), shefit të PD i duhet kurdisur ora e një rishpikeje.

Komunikuesit e tij duhet ta bëjnë të heshtë me fjalë dhe të flasë me aksion. Por aksionet duhet të jenë të njëmendta, jo të rrejshme, siç janë dukur të gjitha veprimet e tij në parlament, deri më tash. Hajde mbushjua mendjen njerëzve psh se kryeministri i vendit ka një qese në xhep, të cilën kur i duhet e përdor, sa për të mbledhur papastërtitë e Dritan Lelit në pyllin e Sodës, e sa të Lul Bashës në Kuvend.

Të flasë shumë, jo e jo, por sidomos të thotë se është fundi i tranzicionit dhe e reja që na ndan nga llumi i politikës, jo, pasha Zotin, nuk ban!

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook