Lidhu me ne

Kryesore

Armand Shkullaku: Pse njerëzit e Ramës janë bërë me Bashën

Armand Shkullaku: Pse njerëzit e Ramës janë bërë me

Lapsi.al

Për opinion publik vazhdon të jetë befasi fakti që mbështetës të hapur të Edi Ramës, morën anë në konfiktin e brendshëm  në PD, duke u rreshtuar me entusiazëm në krah të Lulzim Bashës. Propaganduesit e zellshëm të kryeminstrit, që deri dje i shërbenin atij në çdo rast për të minuar opozitën dhe Lulzim Bashën, herë me fakte e herë më shpifje, sot janë të detyruar ta trajtojnë atë si “lideri” të cilit i takon froni i kryeopozitarit. Sigurisht që situatë më të sikletshme, në mos poshtëruese, nuk mund të ketë qoftë edhe për dikë që është i lindur të shërbejë.


Në një shpjegim të thjeshtuar, kjo sjellje e altoparlantëve mediatikë të Ramës, përkthehet si nevojë e këtij të fundit për të patur përballë si kundërshtar Lulzim Bashën. Arsyet për këtë preferencë të Ramës janë komentuar me qindra herë. Replika e Ramës në parlament ndërsa i drejtohet Bashës, “unë ty të kam dashur, ty të dua dhe ty do të dua të të kem përballë”, mund të tingëllojë si e mjaftueshme për t’i dhënë një shpjegim mobilizimit të taborrit të tij mediatik në krah të atij që e tallnin deri dje. Por në thelb, arsyeja e këtij fenomeni është më e thellë.

Të gjithë ata që mbrojnë sot veprimet e Bashës për të mbërthyer fronin në PD, janë të njëjtët që në 8 vite nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme për demokracinë e brendshme në PS. Para heshtjes së tyre, kanë kaluar eleminimi i çdo debati në atë parti, ata kanë qenë të gatshëm të ekzekutojnë bashkë me Ramën edhe ndonjë zë të ndrojtur si Ditmir Bushati apo të hidheshin në linçime agresive kur ish Ben Blushi kërkonte gjënë më normale, një garë brenda partisë. Askush nuk ka shprehur as shqetësimin më të vogël kur në atë parti promovoheshin njerëz të dyshimtë e me të kaluar të errët, kur karriera nuk bëhej sipas meritave por sipas përuljes ndaj kryeatrit. Para syve të tyre ka kaluar gjithë procesi i transformimit të fuqisë së një force politike  në pushtetin e një njeriu të vetëm.

Në një farë mënyre, ata kanë qenë jo thjeshtë dëshmitarët e heshtur të vrasjes së demokracisë përfaqësuese dhe fuqizimit të autoritetit të një njeriu të vetëm, por edhe pjesmarrës në këtë proces. Ndaj sot, duke lënë mënjanë motivet personale të Sali Berishës, kur në krahun tjetër po hapet debati i përfaqësimit politik, instiktivisht mbështetësit e Edi Ramës rreshtohen me të kundërtën. Me mungesën e garës, me eleminimin e votës përfaqësuese, me shmangien e përballjes përpara anëtarësisë, me kapërcimin e rregullave, me mosmarrjen e përgjegjësive, me favorizimin e servilëve dhe shpartallimin e atyre që mendojnë ndryshe.

Ata e përkrahin Bashën sot si legjitimim të akteve të tyre në mbështetje të një lideri si Rama, që vetëm me respektimin e parimeve demokratike nuk ka lidhje. Edi Rama është sjellë në këtë mënyrë jo vetëm falë pushtetit që ka marrë, por edhe sepse përballë ka patur një model të ngjashëm dhe në krah një mjedis mediatik që i ka brohoritur atentatet e tij ndaj demokracisë përfaqësuese. 

Edi Rama ka zhdukur çdo lloj gare dhe përfaqësimi në PS. Ai mund të vërë në qeveri, përfqaësimi më i lartë, njerëz që as vetë partia nuk i njeh dhe të gjithë ulin kokën. Ai mund të marrë çfarëdolloj vendimi dhe askush brenda forcës së tij nuk guxon të bëjë një pyetje të vetme. Rregulli është i qartë: nëse dikush do të bëjë karrierë në atë parti, kjo nuk varet nga mbështetja që mund të ketë në anëtarësi, por nga vullneti i kryetarit. Dhe sot, jemi të gjithë dëshmitarë, sesi Rilindja e ka shndërruar Partinë Socialiste në një grumbull humanësh ku element kyç i mbijetesës është niveli i spiropalizmit.

Duket absurde se si brenda dy muajve, lëvizja e Sali Berishës, po e bën Ramën të duket më i vjetër se paraardhësi i tij. Modeli i Ramës përballë modelit të pretenduar të Berishës për Partinë Demokratike, ironikisht ngjan si ndeshja e të vjetrës me të renë. Njëri që përpiqet të mbajë pushtetin duke eleminuar përfaqësimin politik dhe tjetri që kërkon të rikthejë politikën si vullnet i votës së anëtarësisë. Pavaërisht asaj çka mund të sjellë Sali Berisha nëse rikthehet në krye të PD, vetë debati që lëvizja e tij ka hapur sot për publikun, përbën shqetësimin e madh të Edi Ramës, i pashqetësuar deri më tani. Dhe shqetësimin e atyre që e kanë brohoritur atë, qoftë duke sulmuar Bashën dje dhe qoftë duke i dalë në krah sot.

Përkrahja për Bashën nga mbështetësit e Ramës, nuk buron nga meraku për zbatimin e statutit të PD, por nga nevoja për të mbajtur në këmbë një sistem ku vota dhe përfaqësimi të mos kenë asnjë peshë dhe vendimet t’i marrin një grusht njerëzish, që lideri maksimal i lejon të rrinë në tryezë me të.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix4 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix6 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix7 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix7 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar10 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar10 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook