Radar
Andi Bushati: Lulzim Basha është handikapi kryesor i opozitës në Shqipëri
‘Trekëndëshi i Bermudës’ i deklaruar nga Lulzim Basha, solli reagimin e parë të presidentit Ilir Meta që u pasua më vonë, me replikat e kryedemokratit.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në Euronews Albania, u shpreh se Basha po lëshon akuza cinike mbi tre personalitetet: Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Për Bushatin, kreu i opozitës po zbaton urdhrat e dhënë nga Rama para zgjedhjeve të 25 Prillit.
Sipas Bushatit, akuzat e hedhura mbi tre figurat politike, e bëjnë që Basha t’i mbijetojë pushtetit të kryetarit.
“Para zgjedhjeve të 25 prillit, porosia që i jepte Edi Rama Lulzim Bashës ishte që “ti je një djalë i mirë, kështu që ndahu nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Basha po bën pikërisht atë për të cilën e ka porositur Edi Rama. Lulzim Basha është bërë handikapi kryesor i opozitës në Shqipëri”, u shpreh Bushati.