Lidhu me ne

Mix

Aktorët dhe produksioni i “Harry Potter” do të ribashkohen për një shfaqje speciale për 20-vjetor, por me përjashtim të autores JK Rowling

Artistët që realizuan filmat e “Harry Potter”-it do të ribashkohen për një speciale për 20-vjetorin e transmetimit të filmit të parë, mirëpo pa autoren JK Rowling.

Fansat dhe komentuesit në rrjet kanë ngritur dyshime, nëse mungesa e autores kishte ndonjë lidhje me pikëpamjet e saj për çështjet transgjinore.

“Harry Potter dhe Guri Filozofik” u shfaq premierë 20 vjet më parë këtë javë, duke katapultuar aktorët Daniel Radcliffe, Rupert Grint dhe Emma Watson.

Warner Bros njoftoi të martën se tre aktorët kryesore si dhe një numër i madh i aktorëve të tjerë dhe bashkëpunëtorësh, do të udhëtojnë përsëri në Hogëarts me rastin e 20-vjetorit.

 Ky ritakim i kastit do të transmetohet në ditën e Vitit të Ri, me titullin “Harry Potter 20-Vjetori: Kthimi në Hogwarts”.

Mirëpo bie në sy mungesa nga produksioni e autores që bëri të mundur botimin e librave por edhe realizimin e filmave, JK Rowling. Një njoftim për shtyp i Warner Bros nuk e përmendi fare Rowling. Jo vetëm kaq por edhe aktorja Emma Watson në postimin e saj të gjatë ku falënderoi fansat dhe anëtarët e tjerë të kastit, nuk e përmendi fare Rowling, të cilën aktorët e tjerë thanë se “i detyrohen gjithçka”.

https://www.instagram.com/p/CWWGFOXLZYs/?utm_source=ig_embed&ig_rid=51ce5ba2-f8b4-43ae-af6e-d3b52901d98f

Ekipi i PR i Rowling nuk ka bërë komente mbi mungesën e autores dhe Hollywood Reporter raporton se ajo do të shfaqet në shfaqje vetëm përmes pamjeve arkivore.

Komentuesit në internet shpejt arritën në përfundimin se Rowling ishte anuluar nga kjo speciale, për shkak të përplasjeve të saj të profilit të lartë me aktivistët transgjinorë. Rowling e cila e përshkruan veten si një feministe, është shprehur kundër gjuhës neutrale ndaj gjinisë, duke argumentuar se ajo “fshin” konceptin e seksit dhe rrjedhimisht konceptin e gruas. Ajo gjithashtu ka deklaruar se seksi është një koncept binar dhe është shprehur kundër banjave neutrale, duke pretenduar se duke i lejuar burrat në banjat e grave, gratë bëhen më pak të sigurta.

Komentet e Rowling për çështjet gjinore gjeneruan reagime të forta nga organizatat LGBT dhe autorja mori edhe kërcënime me vdekje dhe përdhunim. Aktorët Daniel Radcliffe dhe Emma Watson gjithashtu folën kundër Rowling për deklaratat e saj vitin e kaluar, duke u kërkuar falje fansave të mërzitur “për dhimbjen që ju kanë shkaktuar komentet” e saj.

Rowling ka deklaruar vazhdimisht se është kundër diskriminimit anti-trans, por nuk do të ndryshonte qëndrimin e saj.

“Unë refuzoj të përkulem para një lëvizjeje që besoj se po bën dëm të dukshëm duke kërkuar të shkatërrojë ‘gruan’ si klasë politike dhe biologjike dhe duke u ofruar mbulesë grabitqarëve si më parë”– shkruante ajo vitin e kaluar.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook