Lidhu me ne

Radar

Tre tentativat e italianëve për të vrarë Mbretin e Shqiptarëve/ Studiuesi Fischer: Zogu ishte një nacionalist dhe ai nuk u lëkund nga presionet dhe kërcënimet e Musolinit

Tre tentativat e italianëve për të vrarë Mbretin e

Nga Dashnor Kaloçi/

Publikohet historia e panjohur e raporteve të Mbretit Zog me Italinë fashiste të Benito Musolinit, të cilët që nga ardhja e tij në pushtet në mesin e viteve ’20 dhe gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, u përpoqën me të gjitha mënyrat që ta joshnin Mbretin e Shqiptarëve, për të vënë në jetë synimet e tyre, që vendi i vogël ballkanik të ishte nën influencën e tyre.

E gjithë historia gati 15 vjeçare e raporteve të Mbretit Zog me Benito Muslinin etj., në këndvështrimin e studiuesit të njohur Bernd Fischer, i cili është ndalur gjatë në marrëdhëniet shqiptaro-italiane, si dhe kujtimet e Kontit Çano, etj., ku pasqyrohen qartë përpjekjet dhe planet e Italisë për ta pasur Zogun dhe Shqipërinë nën suazën e tyre, por pasi nuk ja arritën, tentuan tre here ta eliminonin fizikisht atë dhe pasi dështuan edhe aty, më në fund ndërmorën agresionin ushtarak të 7 prillit ’39!,

Ndonëse italianët kishin gisht dhe ishin të implikuar në dy komplote për rrëzimin e Mbretit Zog, në Lëvizjen e Vlorës të 1932-it dhe në Kryengritjen e Fierit të 1935-ës, si dhe eliminimin e tij fizik nga fundi i 1938-ës e fillimi i 1939-ës, ata nuk hoqën dorë nga planet dhe synimet e tyre, për ta futur Shqipërinë nën suazën italiane. Pasi kishin dështuar në disa tentativa, më në fund aty nga marsi i vitit 1939, Ministri i Jashtëm italian Konti Çiano, (që ishte një nga ideatorët e pushtimit) e bindi Kryeministrin Benito Musolini (Duçja), që të ndërhynin ushtarakisht në Shqipëri. Po përse italianët donin ta eliminonin fizikisht Ahmet Zogun, cilat ishin tentativat që ata bënë për të realizuar planet dhe synimet e tyre dhe si dështuan ata në të gjitha rastet që tentuan të bënin atë gjë.

Lidhur me këto ngjarje që i çuan pashmangshmërisht italianët në agresionin fashist ndaj Shqipërisë të shtatë prillit 1939-të, është hedhur dritë nga shumë studiues dhe historianë të huaj, të cilët përveç shfrytëzimit të shumë dokumenteve arkivore italiane dhe shqiptare, kanë shfrytëzuar dhe kujtimet e disa prej aktorëve kryesorë të këtyre ngjarjeve, siç janë shënimet në formë ditari të Konti Çianos, apo dhe ato të disa ambasadorëve e konsujve të ndryshëm të shteteve europiane, të cilët asokohe ishin të atashuar si Ministra Fuqiplotë në Shqipëri.

Një nga këta historianë që është marrë seriozisht me marrëdhëniet italo-shqiptare dhe ka bërë një punë voluminoze në këtë drejtim, është dhe historiani Bernd J. Fisher, i cili në një libër voluminoz, (Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri. Botimet Çabej, 2004), është ndalur gjerësisht duke analizuar në mënyrë të hollësishme të gjitha ngjarjet dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane, që nga viti 1922, kur Benito Musolini erdhi në pushtet, e deri tek 7 prilli i 1939-ës, për t’i përfunduar ato me kapitullimin e Italisë fashiste dhe largimin nga Shqipëria në shtator-tetorin e 1943-it.

Synimet e italianëve për Shqipërinë

Në 1920-ën, pasi dështuan në përpjekjet e tyre për të mbajtur Vlorën dhe u thyen keqasi nga vullnetarët shqiptarë në atë që njihet si Lufta e Vlorës, që me ardhjen e Musolinit në pushtet në vitin 1922, italianët filluan të mendonin përsëri se si do ta shtrinin influencën e tyre në vendin e vogël të Ballkanit, që njëkohësisht ishte preh e synimeve dhe e fqinjëve të saj si nga Veriu ashtu dhe nga Jugu.

Lidhur me këtë, në librin e tij, Fischer shkruan: “Zogu mendonte se mund t`ju merrte paratë italianëve, të forconte ekonominë shqiptare që do të shërbente për forcimin e unitetit, e megjithatë përmes marifeteve, t`u mohonte atyre atë farë kontrolli politik që ata lakmonin të vendosnin në Shqipëri. E këtu ai nuk qe krejt i pasuksesshme, ai i mori paratë dhe e ruajti kontrollin mbi shtetin. Por gjithsesi Zogu ishte nacionalist dhe nuk pranoi kurrsesi të jepej plotësisht ndaj trysnisë italiane.

Musolini u përpoq me kërcënime dhe me ryshfete gjithnjë e më të mëdha, por Zogu qëndroi i palëkundur. Për ironi, mospranimi i Zogut për të dorëzuar pavarësinë politike të Shqipërisë, i bindi italianët se e vetmja rrugë që mbetej për zotërimin e vërtetë të këtij vendi, ishte pushtimi i drejtpërdrejtë. Detyra për të shkatërruar këtë pavarësi, ju la Kontit Galeziano Çiano, ministri i ri italian i Punëve të Jashtme. Për të realizuar synimet e tija të pushtimit të Shqipërisë, Konti Çiano vendosi për të bërë udhëtimin e parë në Shqipëri, të cilin e realizoi në prillin e vitit 1937.

Duke u përpjekur që të imitonte Musolinin, Çiano mbërriti në Tiranë me një aeroplan që e drejtonte vetë dhe bashkë me të ishin dhe një numër i madh zyrtarësh të Ministrisë së Jashtme italiane.

Në atë vizitë të parë në Shqipëri, Çiano zhvilloi një sërë takimesh me Zogun dhe vizitoi shumë qytete e fshatra, nga ku nisën që t’i merrnin trajtë konkrete planet e tija për pushtimin e Shqipërisë. Lidhur me këtë vizitë, në shënimet e tija Konti Çiano shkruan: ‘Vizita ime në Tiranë, më bindi se duhet të kujdesemi shumë për këtë sektor të frontit. Këtu ne duhet të krijojmë qendra të qëndrueshme të ndikimit italian. Kushedi se çfarë na përgatit e ardhmja.

Duhet të jemi të gatshëm që të kapim rastin kur të na paraqitet’. Pas këtyre fjalëve në shënimet e tija, Konti Çiano shtonte: ‘Kësaj radhe nuk do të tërhiqemi sikurse bëmë në 1920-ën”.

Tentativa për rrëmbimin e Zogut!

Planet e italianëve për realizimin e synimeve të tyre në Shqipëri, ndeshnin në një pengesë të pa kapërcyeshme, që ishte Mbreti Zog. Për ta kapërcyer këtë pengesë, Konti Çiano filloi të hartonte një sërë planesh me anë të njerëzve të tij, veçanërisht të Francesko Jakomonit, (përfaqësuesit të plotfuqishëm italian në Shqipëri) dhe Giovani Giros, një nga funksionarët e lartë të Partisë Fashiste italiane që kishte ardhur në Shqipëri për të punuar me rininë, duke drejtuar qendrat “Dopolavoro”.

Rreth vitit 1938, në një raport që i dërgonte Musolinit, Çiano i bënte të ditur atij se kishte vendosur nën kontroll një pjesë të mirë të elementëve vendas. Ai shtonte në atë raport, se opinioni publik po fryhej gjithnjë e më shumë kundër Zogut dhe në një rast trazire, ndërhyrja e italianëve nuk do të haste në asnjë lloj rezistence. Përpjekja e parë e Çianos për eliminimin fizik të Mbretit Zog, e ka zanafillën aty nga fundi i dhjetorit të vitit 1938.

Në atë përpjekje, ai kishte si qëllim rrëmbimin e Zogut, së bashku me gjithë Mbretëreshën Geraldinë. Në atë fillim dhjetorit të atij viti, çifti mbretëror, Zogu e Gerlandina, të shoqëruar dhe nga Ministri i Jashtëm e disa zyrtarë të tjerë të lartë, dolën për një shëtitje me jaht në det.

Zogu i kishte premtuar Gerlandinës, një udhëtim të shkurtër për muaj mjalti dhe ndihej shumë i sigurt për t’u larguar nga vendi për një periudhë të shkurtër.

Ai vendosi që të lundronte deri në Venecia dhe për këtë gjë, i kishte kërkuar Kontit Çiano një anije që do të bënte të mundur udhëtimin e tij turistik. Për të realizuar planin e tij për rrëmbimin e Mbretit, Konti Çiano vendosi që t`i dërgonte një anije me ekuipazh italian, në mënyrë që të evitonte arratisjen e Zogut në çfarëdo rasti. Menjëherë sapo dolën nga porti, Gerlandina e cila ishte në muajin e katërt të shtatzënisë, u sëmur për shkak të kohës së keqe dhe mjeku që shërbente pranë saj, nguli këmbë që anija të kthehej menjëherë në Durrës. Lidhur me këtë, në disa intervista që Gerlandina i ka dhënë aty nga fillimi i viteve ‘80-të, ajo është shprehur: “Menjëherë kur u mor vendimi që anija të kthehej në Durrës, nga kuverta u dëgjua shumë zhurmë dhe situata u tensionua aq sa Zogu u shqetësua së tepërmi”.

Gjithnjë sipas dëshmive të Gerlandinës, të cilat i mësoi nëpërmjet njerëzve të Oborrit Mbretëror, thuhet se italianët në atë udhëtim, kishin pasur si qëllim rrëmbimin e Mbretit Zog, ose në të kundërt vrasjen e tij.

Tentativa e dytë për helmimin e Zogut!

Sipas historianit Fischer, ndonëse nuk ka prova të shumta për të provuar dëshmitë e Gerlandinës, është tepër e qartë se Çiano dhe Jakomoni më pas përgatitën dhe një plan tjetër të hollësishëm, për helmimin e Mbretit Zog. Për ekzistencën e këtij plani që do të realizohej prej Jak Koçit, i cili ishte një nga njerëzit më të besuar dhe kofident të Zogut, ka edhe shumë dëshmi të tjera nga njerëz që në atë kohë kanë shërbyer pranë asokohe pranë Oborrit Mbretëror.

Sipas këtyre dëshmive, Jak Koçi, njeriu i afërt i Zogut, i cili u takua personalisht me Çianon, kishte pranuar që ta merrte përsipër planin për helmimin e Mbretit, pasi i ishin premtuar dhjetë milion lireta italiane. Sipas atij plani, Jak Koçi, do ta helmonte Mbretin, duke ja hedhur helmin në kafe dhe pas kësaj do të fillonin trazirat.

Për të neutralizuar veprimet ushtarake të forcave qeveritare, do të përdorej dhe një numër i madh punëtorësh shqiptarë që ishin rekrutuar më parë duke u paguar me shuma të mëdha, të cilët asokohe punonin në një shoqëri italiane që merrej me rregullimin e rrugës nacionale Tiranë-Durrës-Plepa.

Sipas këtyre dëshmive, thuhet se plani për helmimin e Mbretit Zog, erdhi pasi kapiten Selim Kaloshi, të cilit i ishte paguar një shumë e madhe liretash, (gati sa ajo e Jak Koçit), vajti tek Zogu dhe ja tregoi të gjithë planin që ishte bërë për helmimin e tij. Pas kësaj, Mbreti e thirri në dhomën e tij Jak Koçin dhe kur shërbyesja ju vuri kafet mbi tavolinë, Zogu i tha atij që ta pinte kafen pa merak se nuk kishte helm. Jaku mbeti i shtangur nga fjalët e Mbretit dhe e kuptoi se ishte tradhtuar në planin e tij.

Zogu, duke pasur parasysh shërbimet që Koçi i kishte bërë dikur atij, nuk deshi ta arrestonte atë, por i tha që të largohej menjëherë nga pallati dhe të ikte përgjithmonë nga Shqipëria, sa pa e marrë vesh atë gjë, ministri i Brendshëm Musa Juka. Ndonëse pas lufte, Jakomoni deponoi në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, se në këtë pikë Çiano kishte hequr dorë nga ideja e vrasjes së Mbretit Zog, Gerlandina në intervistat e saja, dëshmon se ndaj jetës së Zogut në atë periudhë, ishin përgatiture dhe dy atentate të tjera, për të cilat ajo këmbëngul se frymëzoheshin nga italianët.

Një nga tentativat e dështuara për vrasjen e Mbretit, për të cilën dyshohet se kishte gisht një nga njerëzit e Oborrit, është dhe ajo e janarit të vitit 1939, kur në një nga çatitë e ndërtesave në skaj të lulishtes prapa Pallatit Mbretëror, ishte gjetur një pushkë.

Mbreti Zog demaskon komplotin!

Pas këtyre tentativave për eliminimin fizik të Mbretit Zog, ai shpalli publikisht dështimin e atyre koploteve që kishin pasur si qëllim eliminimin e tij dhe rrëzimin e qeverisë. Pas kësaj, Giovani Giro, që akuzohej të ishte ideatori i atyre komploteve, u njoftua që të largohej nga Shqipëria, si person non grata.

Ndonëse roli kryesor i Giros ishte që të organizonte programin e rinisë fashiste, ai e kishte shfaqur hapur armiqësinë e tij për Mbretin Zog. Por mëkati më i madh që Zogu i njihte Giros, ishte lidhja e tij me disa emigrantë shqiptarë antizogistë në Paris, ku përfshihej dhe kundërshtari më i hershëm i Zogut, Mustafa Merlika Kruja, i cili me ndihmën e italianëve, në vitin 1922, ishte përpjekur që të rrëzonte qeverinë shqiptare ku bënte pjesë dhe Zogu.

Nisur nga këto, Zogu i dha urdhër Musa Jukës, që të shkatërronte të gjitha grupet pro italiane që ishin të organizuara nga Giovani Giro.

Një prej njerëzve që konsiderohesh si njeriu më besnik i Giros, ishte dhe gazetari me prirje profashiste, Vasil Alarupi, i cili u arrestua dhe u mbajt në Durrës i izoluar. Përveç tij u arrestuan dhe disa shqiptar të tjerë të cilët akuzoheshin si bashkëpunëtorë të ngushtë në planet e italianëve. Pas kësaj, Zogu u dërgoi fjalë bajraktarëve të Veriut që ishin besnik të tij dhe mobilizoi rezervistët, gjë e cila e detyroi Jakomonin, që t’i bënte thirrje Zogut, të mos ndërhynte në planet italiane.

Gjatë kësaj periudhe, Mbreti Zog ishte alarmuar dhe i tronditur shumë, pasi po vinte re se marrëdhëniet e tija me Italianë po keqësoheshin dita ditës. Roma vazhdonte ta sabotonte atë dhe kontrollonte të gjitha kreditë financiare që ajo u akordonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shqiptarëve nëpërmjet bankave italiane në Shqipëri.

Duke e nuhatur dhe ndjerë rrezikun që i kanosej prej italianëve, të cilët kishin vendosur të vepronin kundër tij, Zogu mendoi t` i dilte të keqes përpara.

Ai e dinte mirë se në qoftë se italianët do të përpiqeshin ta eliminonin fizikisht atë, ata patjetër do t’ja arrinin qëllimit. Nisur nga kjo, ai arriti në konkluzionin se: e vetmja alternativë që i mbetej, ishte që t`i merrte me të mirë italianët. Kështu në tetor të vitit 1938, Zogu i dërgoi një lajm Çianos, ku thuhej se Shqipëria ishte në duart e Italisë dhe se Italia kontrollonte pothuajse çdo sektor të jetës së vendit.

Përveç kësaj në atë lajm shkruhej: “Mbreti ishte i devotshëm dhe populli mirënjohës”. Pas kësaj Mbreti Zog e thirri në zyrën e tij Jakomonin dhe shpalli përpara tij, se dëshironte të vendoste marrëdhëniet më të përzemërta me Italianë.

Jakomoni i raportoi Çianos, se sipas tij, kjo gjë që bënte Zogu, nuk ishte gjë tjetër, veçse një tentativë për të fituar kohë, e për t’i dhënë atij mundësitë që të hynte në ndonjë marrëveshje me fuqi të tjera. Sipas historianit Fischer, kjo gjë ishte dhe qëllimi kryesor i Mbretit Zog, i cili i tha në kofidencë të plotfuqishmit britanik në Shqipëri, Ryan, se kishte ndërmend që të kthente shikimin nga gjermanët. /Memorie.al

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook