Mix
“Ktheni dënimin me vdekje”, Roza Lati: Vrasja e një fëmijë nuk ka falje kurrë
Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Fier, ku një 8-vjeçar u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani.
Nuk kanë munguar as personazhet e ndryshëm të shoëbizit, të cilët janë revoltuar dhe janë shprehur publikisht për vrasjen e Mateo Vasiut.
Më e fundit, është moderatorja, Roza Lati, e cila përmes një postimi në InstaStory ka deklaruar e shokuar se duhet të kthehet dënimi me vdekje.
Sipas saj, tortura e një fëmije, nuk ka falje kurrë.
“Nuk kam fjalë çfarë të shtoj më shumë… Ktheni “Dënimin me vdekje”.
Tortura vrasja e një fëmijë, nuk ka falje kurrë”, ka shkruar Roza./