Lidhu me ne

Mix

INTERVISTA/ Të pathënat e një gazetareje simpatike, rrëfehet Sidorela GJONI: Preferoj mashkull që s’ka lidhje me futbollin, por nuk mund të rri pa komentuar hallet e Real Madrid

INTERVISTA/ Të pathënat e një gazetareje simpatike, rrëfehet Sidorela GJONI: Preferoj mashkull që s’ka lidhje me futbollin, por nuk mund të rri pa komentuar hallet e Real Madrid

Sidorela Gjoni

Sidorela Gjoni është një nga personzhet më të reja të ekranit shqiptar dhe një nga moderatoret më simpatike të sportit që ka bërë për vete të gjithë tifozët shqiptarë. Të gjithë mund të mendojnë se ka qenë i lehtë rrugëtimi i saj në këtë profesion, por jo.

Vetë bukuroshja e Supersport ka vendosur të tregojë sot disa momente nga rrugëtimi i saj në profesionin si gazetare dhe moderatore sporti. Ndër të tjera, Sidorela në intervistën e dhënë për Newsport.al ka zbuluar dhe detaje interesante nga jeta e saj private që deri sot shumë pak persona i kanë ditur.

E qeshur dhe mjaft e sinqertë, ajo ka vendosur të tregojë se kush është Sidorela jashtë ekranit të televizonit dhe të zbulojë një tjetër personazh për të gjithë teleshikuesit që kanë mundur ta shikojnë vetëm nga ekrani i televizionit.

– Ju tashmë jeni një gazetare e afirmuar sporti edhe pse e re ne ekran, si e ndjeni veten në këtë profesion?

Jam përshtatur lehtë sepse ky është realisht pasioni im dhe kur punon me pasion gjithçka bëhet më e thjeshtë. Por besoj se ky zanat është akoma shume i hapur dhe ka akoma nevojë për femrat.

– Nga letërsia spanjolle në gazetari dhe aq më shumë gazetari sportive, pse kjo zgjedhje?

Letërsia spanjolle  është një plus për mua si shkollë sepse shkollën e gazetarisë mendoj realisht se po e kryej me gazetarët më të mirë sportiv në vend. Përpiqem të marr sa më shumë nga të gjithë ata.

– Ju drejtoni një emision sportiv ne Digitalb, ne Supersport saktësisht. Si ndihet Sidorela përballë të ftuarve dhe a mund të na tregosh ndonjë moment të veçantë nga kjo eksperiencë?

Vërtet dhe une që merrem me këtë fushë, përpara programit Eurogol kisha vështirësi, madje të shqiptoja emrat e disa ekipeve apo futbollistëve, ndërsa tani, pas kaq javësh di pothuajse 80 për qind të tyre. Si çdo shqiptar që luan nëpër Europë ,Hollandë, Gjermani, Spanje, Francë, pikërisht falë programit.

Është program dëfryes. Për shëmbull të dielën futbollistët luajnë futboll dhe të hënën kryejnë një seancë stërvitore të lehtë. Në Supersport, në fundjavë kalendari është i ngjeshur me ndeshje nga Europa dhe kampionati shqiptar, ndërsa të hënën Eurogoli i përmbledh të gjitha këto me 1 orë.

Është program i hapur, ku ka edhe batuta e momente interesante. Me vjen në mendje rasti i fundit, ku kolegu Ermal Toti, pasi po tregonte për golat e kampionatit  Holandez, i ra mikrofoni nga xhaketa dhe mundohej ta rregullonte pa rënë në sy, deri sa në fund u dorëzua dhe kërkoi ndihmë live.

             Marko Radas dhe Sidorela Gjoni

– Ju nuk jeni vetëm një moderatore dhe gazetare sporti por edhe nje komentuese tenisi. Si lindi kjo dëshirë?

Të gjithë, kur jemi para televizorit duke pare El Classicon, mendojmë se mund ta bëjmë komentatorin mjaft mirë. Jooooo, më besoni! Është shumë shumë më e vështire sa duket. Për një femër edhe më shumë mbasem megjithëse kam fatin të punoj në një ambjent ku risitë dhe ndryshimet (pozitive) janë gjithnjë të pranishme. Me siguri pas disa vitesh askujt nuk do i vras veshin komenti im apo i ndonjë femre tjetër në tenis.

– Në Supersport ka shumë femra, flasim këtu për Vilma Mashën, Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin, a e ndjeni frymën e konkurrencës mes njëra-tjetrës?

Është e çuditshme që kjo pyetje ju bëhet vetëm femrave në televizion dhe asnjëherë meshkujve. Për fatin tonë të mirë kemi te gjitha nga një program dhe nga një linjë pune, që as na perplas dhe as na pengon në punët e njëra – tjetrës. Askush nuk bëhet xheloz për punën e një tjetri kur vetë bën atë që pëlqen më shumë.

– Me çfarë merret Sidorela përveçse me futbollin, a praktikon dhe sporte të tjera në jetën e përditshme?

Nuk jam shumë e dhënë pas sporteve dhe besoj se është deri diku normale pasi jam e re në moshë. Nuk kam patur ndonjë shtysë nga familja kur isha e vogël për t’iu dedikuar ndonjë sporti të veçantë. I kam zili kolegët e mi të cilët me një dëshirë të çmendur organizojnë ndeshjet e tyre çdo javë, madje shpesh shkoj vetëm për t’i parë, por e kam më të lehtë t’i komentoj ose të bëj një kronikë sesa të jem në fushë me ta.

– Flasim pak për jeten private, cilat janë pasionet dhe dëshirat, përveçse sportit që tashme e keni dhe profesion?

Besoj  se jam me fat që po bëj këtë punë që në këtë moshë, sidomos kur kolegët më kanë treguar se përpara se te zbulonin këtë pasion, kanë provuar shumë punë të tjera. Më pëlqen muzika, por e di që nuk e bëj dot këngetaren. Më pëlqen futbolli, por nuk di të luaj, megjithëse shpesh njeriu në jetë zbulon se mund të këtë diçka të veçantë dhe të bëjë diçka që nuk e ka menduar më parë. Ashtu siç më ndodhi mua me këte zanat, ndaj në të ardhmen nuk i dihet mund te bëhem teniste e zonja. (Qesh).

– A jeni në një lidhje? Nese po, a ka lidhje partneri juaj me sportin?

Jam vetëm për momentin. Thonë qe tipat e kundërt shkojnë më shumë dhe teorikisht do të më duhej një mashkull i painteresuar për futboll. Por a mund të qëndroj une me dikë me të cilin nuk mund të qaja hallet e Real Madridit, Nadalit dhe Kombëtares? Besoj se televizioni të bën më të duruar, më të përshtatshëm, pasi punohet me karaktere të ndryshëm, ndaj mendoj se do di të përshtatem me çfarë do lloj mashkulli. Mjafton të më kuptojë e të më mbështesi ashtu siç do bëj edhe unë besoj.

     Sidorela duke drejtuar emisionin

– A e keni menduar të bëheni pjese e modelingut duke qenë se jeni një femër e bukur dhe mbi të gjitha me forma perfekte?

Të them të drejtën jam shumë e kënaqur me atë që Zoti më ka dhënë, por për momentin nuk mendoj se modelingun do e bëja më mirë se këtë që po bëj tani. Nuk e kam menduar kurre si mundësi.

– Për kë bën tifo Sidorela në kampionatin shqiptar, por jo vetëm?

Vitet e fundit kam nisur edhe për shkak të punës të jem më e vëmendshme ndaj kampionatit shqiptar. E di që tingellon çuditshëm, por nuk kam një ekip të preferuar. Më pëlqen shume fakti që kur bëhet fjalë për një qëllim, të gjithë bëhen bashke, pa iu interesuar nëse janë me Tiranën, Kukësin apo Partizanin.

Në “Elbasan Arena”, kur Skënderbeu luante ndeshjen e play off të Europa League ndaj Dinamos se Zagrebit, stadiumi ishte plot e përplot me tifoze, aty sigurisht që nuk ishin të gjithë korçarë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Horoskopi javor Shigjetari – Bricjapi

Shigjetari Nëse keni lindur nën shenjën e Shigjetarit, gjatë javës do të keni rastin të gëzoheni ose të merrni pjesë...

Mix14 orë më herët

Pse foshnjat nuk duhet të hanë mjaltë?

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se foshnjave nën moshën njëvjeçare nuk duhet t’u jepet mjaltë, pasi ky produkt mund të përmbajë...

Mix15 orë më herët

Një kavanoz mjaltë mund të zgjasë një jetë

Mjalti ka një përmbajtje shumë të ulët uji, zakonisht më pak se 18%. Kjo e bën të vështirë rritjen e...

Mix15 orë më herët

Eva Grimaldi bën rrëfimin tronditës: Abortova kur isha e re, jam penduar!

Aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi,  ka rrëfyer për herë të parë, gjatë një interviste për “Verissimo”, një nga momentet...

Mix16 orë më herët

Diabeti dobëson kockat – Çfarë duhet të konsumoni për shëndet të mirë

Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim të cilit i...

Mix16 orë më herët

Double chin (gusha e dyfishtë)/ Si ta humbasim në mënyrë natyrale!

SMartderm sugjeron PrimeX me dy kokat e saj aplikatore, SpeedSculpt dhe UniFace Shqetësimi i shumë zonjave së fundmi është ‘double...

Mix16 orë më herët

Brad Pitt dhe jeta e tij me çrregullimin e rrallë neurologjik!

Brad Pitt, një nga aktorët më të njohur në Hollywood dhe i konsideruar si një nga më të kërkuarit nga...

Mix16 orë më herët

Del foto e rrallë e Klajdi Musabelliut dhe Nevina Shtyllës vite më parë, surprizohet moderatorja

“Rosaku i shëmtuar” e quan veten Nevina Shtylla në këtë foto të 22 viteve më parë. Ishte koha kur këngëtari...

Mix16 orë më herët

Elon Musk thotë se sot do të lançojë chatbotin më inteligjent në Tokë

Elon Musk njoftoi se startup-i i tij i AI, xAI, do të lançojë chatbotin e tij Grok 3 ditën e...

Mix16 orë më herët

Kendall Jenner sapo na bindi të rikthejmë aksesorin e famshëm të viteve ’00 në modë

@kendalljenner Fillimi i viteve 2000 ishte një kohë e egër për modën. Njerëzit mbanin një përzierje të pashpjegueshme tendencash të zgjedhura nga...

Facebook