Lidhu me ne

Radar

A mund të rikthehet dënimi me vdekje, duke u votuar me referendum popullor?

Nga Kreshnik Spahiu
Në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë.
Kaq do zgjasin edhe lotët për vogëlushin 8 vjeçar, i cili barbarisht u gropos nga një kriminel i çmendur recidiv.
Lotët, debatet, kritikat, zhurma ashtu si në çdo vrasje tjetër do zbehen dhe shuhen pa zgjidhje duke u eklipsuar nga debatet dhe hallet politike Berisha-Basha-Meta-Rama.
Në Shqipëria partia është e para dhe jeta është e dyta.

“Në të gjithë botën, vrasja e ka një motiv të dobët kur kryhet nga kriminelët. Përjashtim bëjnë shqiptarët dhe çeçenët të cilët vrasin krejt pa asnjë motiv” – deklaronte penalisti i njohur Hans Fridrich Low në një seminar studimor mbi karakteristikat e krimit të vrasjeve në nivel botëror.
Shqipëria nuk ka nivelin e kriminalitetit më të lartin në botë.
Meksika, El Salvatori, Brasili, Guatemala, Afganistani, Nigeria etj kanë një numër shumë të lartë se Shqipëria por me një ndryshim thelbësor.
Kudo në botë vrasjet kryhen për ato motive të dobëta që parashikohen nga legjislacionet penale: Motive pasurimi, hakmarrje, xhelozie, pagese etj.
Në asnjë nga këto vende të cilat çdo 24 orë ka me dhjetëra vrasje nuk ndodhin ato pa motiv apo pa ato arsye që quhen “shkak” për vrasje.
Askund si në Shqipëri nuk vritet një person:
– për parkingun e makinës, për parakalimin në autostradën,
– për kërkuesin e celularit,
– për tavolinën e rezervuar në restorant,
– për shkakun se e panë me inat njëri-tjetrin
– për zërin e lartë të muzikës
– për shkak se qeshi në sy të gocave të lagjes.
Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri më 1992.

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur këta hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim të grabitjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën – pasi e torturuan për një orë – dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes.

Më pas Shqipëria aderoi si anëtare e Këshillit të Evropian dhe si pasojë e presionit ndërkombëtar e hoqi dënimin me vdekje nga Kushtetuta e Republikës Shqipërisë.
Nga ajo ditë Gjykatat shqiptare zëvendësuan dënimin me vdekje, të baras vlefshëm me burgimin e përjetshëm.
Më vonë Kodi Procedurës Penale njohu të drejtën e të pandehurit për “Gjykim të shkurtuar” dhe për rrjedhojë, burgimi i përjetshëm, reduktohej në 25 vjet heqje lirie.
Me truket procedurale, të burgosurit për sjellje të mirë përfitonin reduktime të tjera dhe dënimi katandiset 15-20 vjet.
Për këto arsye sot shumica e të dënuarve për vrasje kanë fituar lirinë dhe i janë rikthyer zanatit vjetër ose janë shndërruar në “biznesmen” të suksesshëm.
Rrugët e Shqipërisë lahen çdo ditë me gjak, dhe askush nuk jep zgjidhje.
Rritja e depresionit social ka rritur numrin e të sëmurëve psikik të cilët ju shpëtojnë vuajtjes së dënimit me burg për shkak të ligjit. Ata ndryshe nga gjithë bota e cila i mbyll në spitale psikiatrike, në Shqipëri livadhisin rrugëve si bagëti e egër sepse qeveria nuk shpenzon lekë për ndërtim spitalesh psikiatrike për subjektet e krimit.
Ndërkohë në agjendën e parlamentit nuk diskutohet në asnjë rast rikthimi dënimit me vdekje.
Qeveria dhe opozita kanë frikë nga kritikat e BE, ndonëse Bashkimi Evropian na ka mbyllur dyert.
Ndoshta ka ardhur koha që vendimet për mbrojtjen e jetës mos i marr më partia por Shqipëria.
Është koha për referendum popullor.
Populli duhet të votojë nëse duhet rikthehet dënimi me vdekje, apo duhet familjarët e tyre të vdesin çdo ditë për shkak se ne duam ti ngjajmë në legjislacion Suedisë dhe Norvegjisë për shkak se kemi 30 vite shohim ëndrra në familjen evropiane, por kur zgjohemi kuptojmë se jetojmë në xhunglën afrikane.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook