Lidhu me ne

Radar

Prokurorët e SPAK kërkojnë mandat “të përjetshëm”: 9 vite nuk mjaftojnë. Këto janë argumentat

Prokurorët e SPAK kërkojnë mandat "të

Prokurorët e SPAK-ut kërkojnë zgjatjen e mandatit. Ata i kanë dërguar Kuvendit një shkresë, ku thonë se mandati i tyre 9 vjeçar nuk është i mjaftueshëm.

Ata e shoqërojnë kërkesën me disa argumenta. Sipas prokuorëve, domosdoshmëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mund te kufizohet në kohë.

Gjithashtu shtojnë se janë trajnuar për një kohë të gjatë dhe se tek ata është investuar, duke e cilësuar me kosto të mëdha dhe të pajustifikuara që e njëjta procedurë të ndiqet sërish pas 9 vitesh me një grup tjetër prokurorësh.

Sipas tyre, funksionet me mandat të kufizuar sjellin rënie të efektivitetit në punë gjatë vitit të fundit, ndërsa shtojnë se vetingu ka sjellë mungesa në gjyqësor dhe se do jetë e vështirë të zgjidhet një grup tjetër prokurorësh.

Këto janë argumentat që rendisin 15 prokurorët e SPAK-ut, të cilët kërkojnë domosdoshme që të hiqet kufizimi në kohë i mandatit.

Shkresa drejtuar Komisionit të Ligjeve, në Kuvend:

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar është duke u konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme në drejtim të plotësimit të saj me kapacitetet njerëzore dhe teknike të nevojshme. Rezultatet e saj janë në rritje të vazhdueshme gjë që konfirmohet nga të dhënat statistikore të vitit 2020, por sidomos të vitit 2021 (Janar – Shtator 2021).

Konstatohet rritje e numrit të rasteve të procedimeve penale të regjistruara, rritje e numrit të rasteve të procedimeve penale të dërguar për gjykim, rritje e numrit të rasteve të dënimeve dhe konfiskimeve me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Aktualisht ushtrojnë funksionet 15 prokurorë të Prokurorisë së Posaçme (nga 20 të miratuar nga Kuvendi) dhe 28 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (nga 60 që është organika e miratuar). Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për 2 prokurorë dhe është në proces përzgjedhje të tyre, ndërkohë është gjithashtu në proces përzgjedhja e grupit të dytë prej 32 hetues të BKH-së.

1. Kushtetuta dhe Ligji nr.95/2016 parashikon që prokurorët e SPAK kanë një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë përsëritje. Ndërkohë gjyqtarët e Gjykatës të Posaçme të Shkallës së Parë dhe Gjykatës të Posaçme të Apelit nuk e kanë një kufizim të tillë, po ashtu dhe gjithë prokuroret e tjerë në sistemin e prokurorisë nuk kanë një kufizim të tillë. Një zgjidhje e tille ligjore mendojmë se është e gabuar për disa arsye:

1.1. Domosdoshmëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mund te kufizohet në kohë. Eksperienca botërore ka treguar se korrupsioni dhe krimi organizuar nuk mund të zhduken, por duhet duhen luftuar nga strukturat shtetërore në mënyrë të vazhdueshme dhe me efektivitet gjithmonë në rritje. Krijimi dhe funksionimi i strukturave të specializuara (në rastin tonë SPAK) është një garanci për të patur sukses në këtë lufte.

1.2. Shteti shqiptar dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombetare kanë investuar dhe po vazhdojnë të investojnë fuqimisht në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe funksionale të prokurorëve të posaçëm. Në kushtet që prokurorët e posaçëm kanë mandat të kufizuar, ky investim do të duhet të përsëritet me grupin e ri të prokurorëve që do të përzgjidhen pas mbarimit të mandatit të prokurorëve ekzistues. Mendojmë që një zgjidhje e tillë ligjore me mandat të kufizuar në kohë krijon kosto të mëdha dhe të pajustifikuara.

1.3 Nisur nga eksperiencat e mëparshme apo ekzistuese me funksionet me mandat të kufizuar është konstatuar se vitin e fundit të mandatit funksionarët fillojne dhe mendojnë për të gjetur zgjidhje të favorshme punësimi pas mbarimit të mandatit. Kjo gjë normalisht shoqërohet dhe me rënie të intensitetit dhe efektivitetit në punën që ata bëjnë.

1.4. Procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të posaçëm i zhvilluar nga KLP-ja ka konsumuar shumë kohë dhe energji të këtij institucioni, por dhe kohë e energji të partnerëve ndërkombëtarë që kanë monitoruar dhe këshilluar gjithë procesin e përzgjedhjes. Në rastin e mandatit të kufizuar 9 vjeçar, ky proces duhet ripërsëritur për të zgjedhur njëkohësisht në bllok grupin e dytë të prokurorëve të posaçëm.

1.5. Duke vlerësuar rezultatet e procesit të vetingut për prokurorët në sistem dhe trendin e vendimarrjes së organeve të vetingut, po konstatohet ulje e ndjeshme e numrit të prokurorëve në sistem, sidomos të atyre me vjetërsi të gjatë pune. Në këto kushte pas mbarimit të mandatit të prokurorëve posaçëm ekzistues do të jetë e vështire te gjenden një grup tjetër prej 20 prokurorësh, apo më shumë për t’i zëvëndësuar njëkohësisht. Nisur nga treguesit statistikor dhe detyrat në rritje që ka SPAK mund të lind nevoja në vijim për të rritur numrin e prokurorëve të posaçëm.

Për të gjitha arsyet e përmendura më sipër mendojmë se është e domosdoshme që të hiqet kufizimi në kohë i mandatit për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook