Radar
Në rast aksidentesh dhe fatkeqësish, gazetari duhet të respektojë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjeve të tyre.
Nga Lutfi Dervishi

– Aksidentet dhe fatkeqësitë!
Gazetarët duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet t’i raportojnë këto tema duke treguar simpati dhe vetëpërmbajtje.
Në rast aksidentesh dhe fatkeqësish, gazetari duhet të respektojë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjeve të tyre.
Media duhet të tregojë maturi me fotot apo pamjet e katastrofave, aksidenteve apo dhunës, në rast se ato fyejnë ndjenjat e të afërmve.
Media duhet të ketë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut, gjatë këtyre raportimeve.(nga kodi etikës së gazetarëve)