Lidhu me ne

Kioske

Kush rinovon patentën do të bëjë sërish provim/ Revoltohet gazetari: Një zgavër korrupsioni nga zevzek-zuzarët e institucioneve

Kush rinovon patentën do të bëjë sërish provim/

Nga Klodian Tomorri

Zevzek-zuzaret e institucioneve

Ti mund te kesh 30 vjet qe qarkullon me automjet. Ndoshta dhe me shume. Por kur te vije koha per te rinovuar patenten do te te marrin ne provim.

Nje nepunes i DPSHTRR-se do qendroje perballe teje si aga dhe do te te marre ne pyetje. Me pak fjale provim per here te dyte per patenten. Nje hallke burokratike me shume, nje zgaver korrupsioni me teper.

Sigurisht qe keta e kane gati justifikimin se pse u shtojne hallet njerezve. Gjithmone e bejne per interesin publik, per te ulur numrin e aksidenteve ne rruge etj etj. Por nje pyetje lind natyrshem. Mbi bazen e cilit studim e vendosi Drejtoria e Transportit Rrugor kete mase?

A mund te thote DPSHTRR-ja se sa aksidente ndodhin per shkak se drejtuesit e automjeteve nuk njohin sinjalistiken apo bazen teorike?

Sa aksidente ndodhin per shkak te pakujdesise? Sa per shkak te alkoolit? Dhe sa per shkak te shkeljes se rregullave te qarkullimit me qellim, pra jo nga mosnjohja? Ata nuk e dine, por serish duan te shtojne hallka burokratike mbi qytetaret.

Tani, meqe DPSHTRR-ja digjet per interesin publik dhe per hallet e popullit lind edhe nje pyetje tjeter. Po ate koncesionin e bazes se te dhenave te kolaudimit per cfare e propozoni cdo vit ne buxhet? Per cfare ngulmon aq shume DPSHTRR-ja per ta kaluar ate koncesion?

Cili eshte motivi qe DPSHTRR do t’u ngarkoje qytetareve nje fature 165 milione euro per t’ia kaluar nje privati? Apo dhe kete e ben per interesin publik?

Ky vend ka pare nga te gjitha sojet dhe takemet e ofiqareve. Ka pare nga ata qe vjedhin, ka pare nga ata qe i nxijne jeten me masa idiote. Por ka dhe nga keta qe edhe te vjedhin edhe te nxijne jeten. Keta jane zevzek-zuzaret.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook