Mix
Gjërat po bëhen më serioze, Rita Ora prezanton të dashurin e ri me prindërit e saj
Gjërat mes Rita Orës dhe Taika Waititi po bëhen më serioze. Gazeta britanike “The Sun” raporton se Rita e ka prezantuar regjisorin me familjen e saj. Dyshja, të cilët u njohën për herë të parë në Australi gjatë kohës që Rita qëndronte atje për The Voice, kanë udhëtuar së fundmi drejt Londrës.
Duket se Rita nuk ka humbur kohë për ta prezantuar të dashurin me prindërit e saj. Këngëtarja aktualisht është e angazhuar me albumin e saj të ri. Së fundmi, çifti udhëtoi drejt Budapestit ku morën pjesë në MTV EMA Awards.
Gjatë një interviste për Vogue Australia, ku dhe u pyet për regjisorin, Rita tha” “Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që mund të them për këtë.”