Kryesore
Berisha: Në 8 vite shqiptarët braktisën Shqipërinë ashtu si sirianët vendin e tyre
Ish kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e radhës e mbajtur në Fushë Krujë, u shpreh para mbështetësve të tij se krahasuar me kohën kur ai ishte në krye të vendit në 8 vite të qeverisjes së kryeministrit Rama rrogat ishin më të ulëta në Rajon. Sipas Berishës shqiptarët braktisën vendin në këto tetë vite ashtu siç sirianët braktisën vendin e tyre në kohë lufte!
“U katërfishua numri i studentëve në shkollat e larta. U ndërtuan sisteme kanalizimi, spitale të reja. Fermerët shqiptarë në zonat e ullirit trefishuan sipërfaqet e mbjella me ullinj. Shqipëria u bë e vetëmjaftueshme, rrogat në Shqipëri u rritën dhe rroga mesatare u bë më e lartë se të gjitha vendet e tjera të Rajonit. 8 vite ishin 8 vite rrokullisje, kur rrogat u ulën për shkak të inflacionit dhe Shqipëria ra për rrogën mesatare, Shqiptarët braktisën këto 8 vite aq sa sirianët në vendin e tyre, duke qëndruar të dytë në botë si sirianët që ishin në luftë, për largimin nga Shqipëri”, tha Berisha.
Më tej, Berisha flet edhe për situatën e pandemisë në vendin tonë: “Epidemia Covid rëndoi mbi ju më shumë se çdo qytetar i Europës. Për mjekime elementare në një spital paguante 2500 dollarë ditën më tha një mikeshë e imja, ndërkohë që u premtua shëndetësia falas”.