Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: “Foltorja” ka bërë miq në mbarë botën!

Berisha: "Foltorja" ka bërë miq në mbarë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, duke folur në “Foltoren” e Fushë-Krujës, deklaroi se kryetari i PD në këtë qytet, Agron Loka, ka qenë ndër përkrahësit e parë të nismës.

“Kjo lëvizje përfaqëson revolucionin paqësor të një rëndësie historike të shqiptarëve në përballjen e tyre të dytë të madhe në këto tre dekada, përballjen e tyre me narkoshtetin, apo me diktaturën e krimit dhe të drogës.

Kam kënaqësinë t’ju informoj se kryetari juaj, Agron Loka ka qenë ndër më të parët që ka mbështetur këtë nismë dhe në një bisedë të zhvilluar me të, mbeta i inkurajuar për lëvizjen që nisëm dhe që sot ka pushtuar mendjen dhe zemra te qindra-mijëra demokratëve në Shqipëri, emigracion dhe diasporë.

Më lejoni t’ju informoj dhe siguroj se Foltorja apo revolucioni ynë paqësor ka bërë miq në mbarë Europën dhe mbarë botën. Ata e shohin këtë si të vetmin zhvillim pozitiv të tetë viteve të fundit në Shqipëri.

Foltorja, e cila së pari ndezi shpresat në zemrat e demokratëve dhe demokrateve, është shndërruar sot në dritë shprese në tunelin e zi në të cilin kishte ngujuar narkoshteti shqiptar, qytetarët e këtij vendi.

Foltorja u thirr nga ndërgjegjia, nga idealet e demokratëve dhe demokrateve shqiptarë në një moment shumë kritik për vendin dhe kombin. Në vitin 2013, në Shqipëri u ndërrua pushteti me votën e qytetarëve shqiptarë u zgjodh një kryeministër tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha njohu përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve dhe dha dorëheqje të parevokueshme. Hapi krahun për një gjeneratë të re, me besimin e madh që kjo gjeneratë mund të çonte në horizonte të reja opozitën dhe më pas Shqipërinë. Por tetë vitet ishin vitet ku si në asnjë vend tjetër të Europës, u regjistruan rekordet më të zeza,” tha Berisha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook