Radar
Përplasja në PD, ja dy emrat që propozon Paloka për verifikimin e 4200 firmave të delegatëve
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, ka propozuar një zgjidhje për ngërçin në PD me mbledhjen e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.
“Do i propozoja dhe i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese dhe të hiqet çdo dyshim që ka mes palëve. Statuti nuk parashikon procedurë dhe palët nuk kanë besim.
Të caktojnë nga një person dhe njerëzit të merren. Për njërën palë Ivi Kaso dhe palën tjetër Ervin Minarolli personi që merret në sekretariat. Po bëj propozim që palët të ulen dhe të eliminojnë hijet e dyshimit.
Të ecim dhe të çojmë procesin para. Të vijnë në zyrën time të bëjnë verifikimet një nga një për 4200 firmat që janë në zyrën time. Pa vazhduar me sulme dhe dyshime”, tha Paloka.
Në vijim ai shtoi se “jam në këtë pozicion dhe po propozoj një zgjidhje, nëse palët nuk pranojnë i bie që nuk duan të ketë zgjidhje”.