Radar
“Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, Blendi Fevziu viziton ekspozitën e krijuar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovës

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka vizituar së fundmi ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” në Prishtinë.

Ekspozita është krijuar në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë si pasojë e luftës në Kosovë në vitet 1998-2000, ku 1024 fëmijë janë gjetur të vrarë dhe 109 fëmijë të zhdukur.

“Kjo është dëshmia më e mirë e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Një ekspozitë me sendet personale të 1200 fëmijëve të vrarë në vitet 1998-2000”, ka shkruar Blendi përkrah një video ku shihen edhe emrat e gjithë fëmijëve të ekspozuar në mur.

Kjo ekspozitë të ngjall kaq shumë trishtim dhe dhimbje teksa sheh fotografitë e fëmijëve të ndjerë dhe sendet e tyre personale, si veshje, libra, lodra etj.











