Lidhu me ne

Radar

Konfirmohen dy rastet e para me AH1N1 në Shqipëri, shenjat ngatërrohen me Covid-19

Konfirmohen dy rastet e para me AH1N1 në Shqipëri, shenjat

Virusi i stinës, i njohur ndryshe si gripi AH1N1, ka mbërritur tashmë në Shqipëri. Janë identifikuar dy rastet e para me virusin që po qarkullon në këtë periudhë, krahas Covid-19.

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino, deklaroi se gripi i tipit A është konfirmuar deri tani në vetëm dy persona. Bino theksoi se në disa raste gripi ngatërrohet edhe me koronavirusin.

“Në Shqipëri është izoluar virusi i gripit në dy persona deri tani. Ne kryejmë testime dhe për grip dhe për Covid, të cilat i kryejmë kryesisht në popullata te caktuara, sidomos dhe në spitale që mund të jenë Covid negativ, por kane grip. Gripi i identifikuar deri tani është AH1N1”, deklaroi Bino.

Krahas koronavirusit dhe gripit të konfirmuar, qarkullon edhe virusi respirator “Sinsicial”. Sipas ekspertëve, ky lloj virusit është i ngjashëm për nga shenjat me Covid-19 dhe prek kryesisht moshat e vogla e të moshuarit.

“Po kemi identifikuar dhe virusin respirator “Sinsicial” dhe viroza të tjera. Është më i rrezikshëm tek fëmijët dhe tek të moshuarit. Klinika e tij është e ngjashme me Covidin dhe gripin, mund të shkaktojë forma të rënda dhe bllokim të mushkërive”, shtoi shefja e ISHP-së.

Teksa vendi po përballet me një fluks rastesh të reja me Covid-19, prania dhe qarkullimi i gripit rëndon më shumë situatën epidemiologjike në dimër. Bino i bëri thirrje qytetarëve të mos e shmangin përdorimin e maskave dhe të bëjnë vaksinën.

“Masa e kontrollit është mbajtja e maskës dhe eliminimi i i grumbullimeve të mëdha. Nëse nuk do t’i zbatojmë këto, është e kotë t’i vëmë fajin vaksinës. Nga ana tjetër popullata duhet t’i drejtohet vaksinës”, tha Bino.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore23 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar24 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook