Radar
“Kjo është një krizë e Lulzim Bashës”, Bumçi: Kemi tetë vite në opozitë, çfarë do t’u thotë demokratëve për humbjet?
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi në një komunikim për mediat deklaroi se në tetë vite opozitë kanë realizuar një aksion të fortë kundër narkoshtetit.
Ndërsa u ndal tek përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike, Bumçi tha se kjo është një krizë e Lulzim Bashës, duke shtuar se pavarësisht çdo aksioni Basha nuk arriti drejt fitores.
“Kjo është një krizë e Lulzim Bashës. Kemi 8 vjet në opozitë. E kemi ndjekur në çdo aksion. Kjo është krizë e një personi. Kishim përballë një narkoshtet, por në tetë vjet kur ke bërë çdo aksion të fortë dhe nuk arrin fitoren, çfarë do të thuash? Tha masakër zgjedhore. Çfarë bëri? Çfarë do ti thuash demokratëve kur i braktis. Vendimin për Berishën i referohet 2055-2013. A pranojmë ne si demokratë që ajo është qeveri e korrupsionit, ne nuk e pranojmë këtë përkufizim”, tha më tej ai.