Lidhu me ne

Mix

Humbja e peshës, deadlifts dhe divorci: Çfarë mësuam nga intervista e Adele me Oprah Winfrey.

Humbja e peshës, deadlifts dhe divorci: Çfarë mësuam nga

Adele foli për dhimbjen e divorcit, familjen, komentet mbi peshën dhe marrëdhëniet e tensionuara me të atin e ndjerë në një intervistë me Oprah Winfrey.

Gjatë takimit në kopshtin e trëndafilave të Winfrey-t, i regjistruar para koncertit të saj të parë në më shumë se katër vjet për specialen e CBS “Adele One Night Only”, këngëtarja zbuloi se ndihej e “turpëruar” që nuk mund ta bënte martesën e saj me Simon Konecki të funksiononte.

“Unë kam qenë e fiksuar për një familje bërthamë gjatë gjithë jetës sime, sepse nuk kam ardhur kurrë nga një familje e tillë,” tha këngëtarja 33-vjeçare, e cila ndan djalin nëntë-vjeçar Angelo me Konecki-n. “Që në moshë shumë të re i premtova vetes që kur të kisha fëmijë, do të qëndronim bashkë. Ne do të ishim ajo familja e bashkuar.

Humbja e peshës, deadlifts dhe divorci: Çfarë mësuam nga

Këngëtarja zbuloi edhe momentin kur e kuptoi se martesa kishte përfunduar.

“Të gjithë po u përgjigjenim disa pyetjeve në një revistë dhe ishte diçka e tipit ‘Çfarë është diçka që askush nuk do ta dijë kurrë për ju?’. Dhe e thashë para tre miqve të mi, thashë: ‘Nuk jam vërtet e lumtur. Unë nuk jam duke jetuar, unë thjesht po eci përpara’.”

Ish-çifti, të cilët jetojnë përballë njëri-tjetrit në Los Anxhelos, janë ende miq; Adele zbuloi se ajo i beson Konecki-t dhe shtoi se sipërmarrësi britanik “ndoshta më shpëtoi jetën”.

Humbja e peshës, deadlifts dhe divorci: Çfarë mësuam nga

“Qëndrueshmërinë që ai dhe [djali i im] Angelo më kanë dhënë, askush tjetër nuk do të mund të ma jepte kurrë, veçanërisht në atë kohë në jetën time […] Dhe ai hyri dhe ishte i qëndrueshëm, personi më i qëndrueshëm që kam pasur ndonjëherë në jetë deri në atë moment.”

E pyetur nga Winfrey se çfarë mendon Konecki për albumin e saj të ri, i cili tregon dhimbjen dhe detaje për divorcin, Adele u përgjigj: “Ai e di se çfarë lloj artisteje jam, që duhet të gërmoj thellë dhe të tregoj historitë e mia.”

Humbja e peshës, deadlifts dhe divorci: Çfarë mësuam nga

Këngëtarja trajtoi gjithashtu magjepsjen e njerëzve me ndryshimet në trupin e saj që nga turneu i fundit publik në vitin 2017. Ajo konfirmoi se kishte humbur rreth 45 kg – dhe u bë një “atlete” që mund të ngrinte 77 kg në rastin më të mirë – gjatë një periudhe dyvjeçare, teksa përballej me “sulmet më të tmerrshme të ankthit” dhe i dha fund martesës.

“Vura re se sa shumë i besoja pranisë së trajnerit tim kur ndihesha kaq e humbur, por gjithashtu nuk kisha ankth kur isha në palestër. Ishte koha ime – unë kisha një plan çdo ditë kur nuk kisha plane.”

Humbja e peshës, deadlifts dhe divorci: Çfarë mësuam nga

Adele, në lidhje me gratë që janë identifikuar me peshën e saj të mëparshme dhe u ndjenë të zhgënjyera nga ndryshimi, theksoi se ajo është artiste dhe raporti që kanë njerëzit me trupin e tyre nuk është përgjegjësi e saj.

Në fund të speciales, e cila përfshinte një koncert live në Observatorin Griffith të LA, ku morën pjesë njerëz të famshëm Drake, Selena Gomez, Lizzo, Melissa McCarthy dhe Seth Rogen, Adele diskutoi për afrimin me të atin e ndjerë Mark Evans, i cili ndërroi jetë nga kanceri në maj 2021.

Varësia nga alkooli i babait dhe mungesa e tij në fëmijërinë e Adele lanë një “boshllëk” të cilin këngëtarja “padyshim që gjithmonë përpiqej ta mbushte”. Ajo i tha Winfrey-t se “vrima e hapur” ishte mbushur para se të vdiste, teksa ajo luajti albumin e ri, si dhe këngët e kaluara të cilat ai kishte shmangur t’i dëgjonte.

E pyetur nga Winfrey nëse ajo kishte frikë të tregonte detaje personale në albumin e ri, i cili thellohet te divorci, këngëtarja kujtoi frikën se disa tekste mund të ishin shumë private, “por asgjë nuk ka qenë aq e frikshme sa ajo që kam kaluar unë gjatë dy, tre viteve të fundit me dyer të mbyllura”.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Maska për fytyrë që Kendall Jenner përgatit vetë në shtëpi

Kendall Jenner është një prej modeleve më të pëlqyera për linjat trupore dhe bukurinë e saj natyrale. Duke pasur parasysh...

Mix5 orë më herët

Cili është kuptimi i ëndrrave me njerëzit tanë të shtrenjtë të cilët nuk jetojnë më

Kur ne ëndërrojmë truri ynë bën shumë gjëra, përfshirë gjërat më bazike të një dite rutinë, problemet, puna , shkolla...

Radar5 orë më herët

Edmond Spaho ngel pa lekë, “lyp” te demokratët: Më ndihmoni të mbuloj shpenzimet e fushatës, ja ku e keni numrin e llogarisë

Nuk kanë fund perlat dhe çuditë nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Pasi futi Berisha me “kuç dhe me maç”...

Mix8 orë më herët

5 shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i...

Mix8 orë më herët

Justin Baldoni shfaqet me pamje të re në mes betejës ligjore me Blake Lively

Aktori i njohur Justin Baldoni ka dalë me një stil të ri flokësh duke i shkurtuar. Ky vendim i tij...

Aktualitet8 orë më herët

E krahasuan me Lenka Çukon, Rama i përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren”

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si “Neomalësorja”, e cila kandidon në listën e...

Kryesore9 orë më herët

Rama: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin

Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë...

Mix9 orë më herët

Sekretet që Meghan Markle pritet të zbulojë në podcastin e ri!

Meghan Markle po kthehet në lojën e podcast-it dhe po sjell disa emocione serioze me projektin e saj të fundit....

Mix9 orë më herët

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

Shqipëria, perla e fshehur e Ballkanit, ofron një përzierje magjepsëse të peizazheve mahnitëse, historisë së pasur dhe mikpritjes së ngrohtë...

Aktualitet9 orë më herët

Për të kuptuar kohën që jetojmë, duhet të kuptojmë Turqinë

Turqia na ofron disa mësime të rëndësishme mbi epokën që po përjetojmë. E para është se për liderët autoritarë – ata që...

Facebook