Lidhu me ne

Radar

“Fitova se lashë jashtë Berishën”/ Fevziu: Në 2011 fitoi Rama, por Berisha ndërhyri! Rakipi: Pse gënjen Basha pa pikë turpi?

"Fitova se lashë jashtë Berishën"/ Fevziu: Në 2011Lulzim Basha dhe Blendi Fevziu

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës, se ai fitoi në vitin 2011 zgjedhjet për kryetar Bashkie të Tiranës, sepse la jashtë fushatës Berishën. 

Fevziu deklaroi se këto zgjedhje i fitoi realisht Edi Rama, por më pas Sali Berisha ndërhyri në favor të Bashës, në mënyrë që të numëroheshin votat e hedhura në kutitë e gabuara. Fevziu, gjithashtu hodhi poshtë deklaratën e Bashës, se ai është i vetmi lider që ka mundur Edi Ramën, duke i kujtuar zgjedhjet e vitit 2009, ku Berisha e mundi PS-në e udhëhequr nga Edi Rama. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Blendi Fevziu: Një gjë ëshë e vërtetë, Basha e sfumoi figurën e Berishës. Natën e fundit madje e ka mbyllur Basha në televizion, jo Berisha. Por, zgjedhjet u fituan pas vendimit personal të Berishës, për të numëruar votat që ishin hedhur në kutinë e gabuar. Rama i fitoi zgjedhjet si numërim, por u mor ai vendim. Basha ishte i bashkuar me Ilir Metën, u fut në lojë edhe Hysni Milloshi. Ka një rezultat të ngjashëm mes Bashës dhe Olldashit, nëse votat e LSi kalojën në drejtim tjetër.
Por them se ai ka bërë fushatë të mirë gjithësesi. Basha ka nisur me një distancë prej 11 pikësh dhe u barazua me Ramën, por zgjdhjet i fitoi Rama.
Basha ka një truk për të marrë votat e atyre që nuk kanë kujtesë, kur thotë futa vendin në NATO dhe liberalizova vizat. Basha duhet të bënte fushatë për të ardhmen.
E dyta, nuk është e vërtetë që është i vetmi që ka mundur Edi Ramën, sepse Edi Rama është mundur në vitin 2009. Nuk mund të thotë ai jam i vetmi që e kam mundur.

Ylli Rakipi: Tani kjo gënjeshtër pa pikë turpi Fevzi? Ne i shohim këto të gjitha.

Blendi Fevziu: Këto që shohim ne nuk kanë rëndësi. Ata luajnë për interesin e tyre dhe kapen me thonj aty.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook