Radar
Deputeti Saimir Korreshi lë Parlamentin dhe i bashkohet protestës së fermerëve: Duke i sjellë produkte bio qeverisë
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka “braktisur” Parlamentin pët t’iu bashkuar fermerëve të Myzeqesë, të cilët kanë dalë në protestë para bashkisë së Lushnjës.
Korreshi ka publikuar disa video nga protesta dhe një foto ku shihet me disa perime në duar, krahas së cilës shkruan: Rruges per ne Parlament. Duke i sjell produkte BIO qeverise direkt nga fermeret e Myzeqese.
Deputeti i ka ngritur shpesh shqetësimet e qytetarëve dhe situatën e vështirë në qarkun, ku është zjedhur deputet. Madje mënyra e komunikimit të tij “troç” në një seancë plenare shkaktoi të qeshura në sallë.