Lidhu me ne

Radar

Basha shpall nismën/ Tani ka dy PD, secila me kuvendin e vet të dhjetorit

Ndryshe nga Sali Berisha që pretendon se ka nënshkrimet për të mbledhur Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor, sot Lulzim Basha e ka quajtur këtë nismë të pavlefshme dhe ka thënë se do të jetë ai që do e mbledhë kongresin e partisë një javë më pas. “Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor. 11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike: Thirrjen e Kuvendit Kombëtar me 18 dhjetor“, u shpreh kreu i selisë blu në mbyllje të fjalës së tij në mbledhjen urgjente të kryesisë.

Por kjo lëvizje e papritur e Bashës ka dy probleme. I pari ka të bëjë me faktin se partia kryesore e opozitës nuk mund të mbajë dy kuvende të ndryshme me dy palë delegatë të ndryshëm. Nga njëra anë Berisha dhe mbështetësit e tij kanë konfirmuar (por askush nuk e ka vërtetuar deri më tani) se ata kanë 4200 nënshkrime (nga 1800 të mjaftueshme) për të mbledhur organin më të lartë të partisë. Nëse ata arrijnë ta bëjnë këtë, nëse në 11 dhjetor ata tuojnë në Pallatin e kongreseve pjesën më të madhe të delegatëve dhe nëse emrat gjeneralitetet dhe vota e këtyre anëtarëve bëhen krejtësisht transparenete loja merr fund. Kuvendi i dytë i mbledhur nga Basha bëhet nul.

Por ama nëse afishimi i përkrahësve të Berishës lë dyshime, nëse për emrat e firmëtarëve të tij nuk ka transparencë, atëherë rasti do ti jepet Bashës për të treguar se ashtu sikurse pretendon e ka ai shumicën.

Një gjë është e qartë se nga palët që do të organizojë secila “mitingun” e saj publiku do të marrë vesh se kush përkrahet nga shumica e partisë.

Por kjo e mirë e ka edhe një të keqe. Në kokfortësinë për të organizuar secila Kuvendin e saj Kombëtar dy grupimet po shkojnë drejt ndarjes pa kthim të PD-së. Dhe ironia e ironive do të qe që Basha dhe Berisha të përfundonin për të gjetur drejtësi para gjykatësve të Edi Ramës, për të caktuar se cili do ta mbajë vulën dhe selinë.

©Lapsi.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook