Sport
VIDEO/ Kylian Mbappe spektakolar, mahnit tifozët me golin e shënuar në stërvitje me Francën

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është një nga sulmuesit që premton shumë për të ardhmen. Francezi po kalon një moment të mirë me kombëtaren franceze, i cili është i grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.
Në një nga stërvitjet me kombëtaren ai ka arritur të shënojë një super gol, që ka mahnitur të gjithë.
Faqja zyrtare e kombëtares së Francës në Twitter e ka shpërndarë një moment të tillë, që duket se ka marrë shumë pëlqime, teksa në video shikohet Mbappe i cili godet topin me thembër për ta dërguar në fundin e rrjetës.