Lidhu me ne

Radar

As bukë, as ujë, vetëm “Përputhen” dhe lloqe politike

As bukë, as ujë, vetëm “Përputhen” dhe lloqe

(Ose një vështrim i trishtë mbi median shqiptare)

nga Mentor Kikia

Episodi 1:

Më telefonoi drejtuesja e një programi në një TV:

-Vjen sonte në programin tim?

-Për çfarë do të diskutohet?

-Për çfarë? Për PD-në, për çfarë tjetër?

-Po pse vetëm për PD-në, sot ishte protesta e fermerëve, interesante.

-Nuk shikon njeri gjë tjetër veç politikës…

Episodi 2:

Gjatë një debati në një emision, e ngrita tonin në komunikm me një koleg dhe gjatë pauzës së reklamave i kërkova ndjesë. Ndërhyn moderatori:

-Ndjesë, po ca ndjese more por zihuni pak aty, s’na shikon njeri po nuk pati pak sherr.

Episodi 3:

-Do të filloj një program të ri- më tha drejtuesi i një kanali televiziv.

-Me çfarë tematike?

– Ja mo me lloqe, nga këto thashetheme grashë?

-Po pse nuk bëni ndonjë gjë më serioze, programe edukative për fëmijë, rininë, gjera sociale…

-Ça serioze more, lloqe do ky milet e shikon ti se çfarë ndjekin apo jo?

Episodi 4

Në një program debatohet 1 orë e 30 minuta dhe mediat online referojnë të gjitha një diskutim: Shpërthen Filani kundër Fistekut: Ti je i shitur, të paguajnë të flasësh kështu.

Në një tjetër program flitet 2 orë e gjysmë dhe mediat citojnë: Filani tha: Shqiptarët nuk janë të varfër, ata hanë vetëm pula, çdo ditë.

…Episodi N:

Çdo ditë emisionet e mëngjesit mbushen me telefonues që japin mend se si duhet të bëhet Shqipëria dhe që shajnë mbarë e prapë njëri-tjetrin.

Ka të paktën 35 programe të tilla në javë vetëm në TV-të e Tiranës. Shtoju dhe ato lokale dhe shumën gjejeni vetë.

Dini ju ndonjë program edukativ për fëmijët?

Ndonjë program edukativ për rininë?

Ndonjë program për problemet të shoqërisë, problemet sociale, mjedisit….

Ka tek-tuk ndonjë program modest ekonomie…

Përse? Nuk “shesin” – thonë producentët, pra nuk i shikon njeri.

Pra është faji i popullit që do vetëm programe “të degjeneruara” me “thasheme kurvash” dhe sherre politike?

Pra, ky popull meriton qëverinë që ka, klasën politike që ka, por meriton edhe median që ka, apo jo?

Unë dua ta shtroj për diskutim këtë çështje: Vërtet shqiptarët duan vetëm këtë lloj ushqimi mediatik dhe mediat i gatuajnë vazhdimisht të njëjtën gjë? Apo janë mësuar me këtë menu, ngaqë nuk u kanë vënë gjë tjetër përpara?

Unë nuk po tentoj të zbuloj vetëm realitetin e trishtë, mjerisht të trishtë, si në kampin e medias ashtu dhe në atë të konsumatorit të medias. Por dua të mësoj nëse kjo është vërtet kështu.

Unë jam duke punuar për të nxjerrë në transmetim një program. Dua të flas për probleme që lidhen me shoqërinë, korrupsionin, edukimin e rinisë, mjedisin, shkollën, dhunën, (in)tolerancën fetare dhe jo vetëm ….

Por, a mund të jetë kjo një meny më e mirë?

Unë e di që shumë prej jush jeni të gatshëm ta sulmoni median, si shërbëtore të politikës. Por ama ju jeni ata që e ndiqni atë që ajo ofron. Jeni ju që çdo lajmi me sherr i jepni mijëra shikime në rrjet. Nëse shikuesi do çdo natë dozën e tij të çorbës, atëherë të jeni të sigurtë, çorbë do ju gatuajnë çdo natë.

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar22 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix22 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook