Mix
Shenjat e trafikut qe duhet t’i dijë çdo shofer
SINJALIZIMI VERTIKAL
Shenjat e trafikut tërheqin vëmendjen për rrezikun, i cili kanoset në rrugën e caktuar, ose pjesën e rrugës, vëjnë në dijeni kufizimet, ndalesat dhe obligimet, të cilave duhet t’u përmbahen pjesëmarrësit, dhe japin njoftime të duhura për një zhvillim të sigurtë dhe pa pengesa në trafik.
– shenjat e rrezikut,
– shenjat e urdhërave të prera,
– shenjat e lajmërimit,
– tabelat plotësuese,
– shenjat ndriçuese të trafikut.
Me ligjin mbi bazat e sigurisë së trafikut në rrugë, është caktuar se pjesëmarrësit në trafik janë të detyruar t’u përmbahen kufizimeve, ndalesave dhe detyrimeve, të shprehura me ndihmën e shenjave të trafikut, që janë paraparë me Rregullorën mbi shenjat e trafikut dhe shenjat që i jepin personat e autorizuar pjesëmarrësve në trafik.
Shenjat e rrezikut
Shenjat e rrezikut shërbejnë për t’i paralajmëruar pjesëmarrësit në trafikun rrugor për rrezikun që u kanoset në ndonjë vend të caktuar, përkatësisht në një pjesë të rrugës, si dhe të njoftohen për natyrën e këtij rreziku. Kanë formë trëkëndëshi barabrinjësh, (përjashtim bëjnë: Kryqi i Andreut, afrimi kalimit të rrugës mbi binarë hekurudhorë me mbrojtës ose gjysmëmbrojtës, respektivisht pa mbrojtës ose gjysmëmbrojtës). Ngjyra elementare e këtyre shenjave është ngjyra e bardhë, ndërsa skajet e trekëndshit, janë me ngjyrë të kuqe. Simbolet janë të ngjyrës së zezë (prej tyre, dallon shenja – afërsia e sinjaleve ndriçuese). Skaji i kuq i shenjës, është me gjërësi të caktuar, e simboli duhet të jetë proporcional me madhësinë e shënjës, dhe i vizatuar asisoj sa që njihet lehtë. Tërheqin vëmendjen për rrezikun, që kërcënon në vendin e caktuar, respektivisht në pjesën e rrugës dhe i lajmërojnë pjesëmarrësit në trafik për karakterin e atij rreziku. Ato vendosen sipas rregullës, prej 150 deri 250 m para vendit të rrezikshëm, në rrugë jashtë vendbanimit, ndërsa në vendbanim, mund të vendosen edhe në largësi më të vogël se 150 m. Nëse kërkojnë arsyet e sigurisë, shenja e rrezikut mund të vihet edhe në largësi më të madhe se 250 m. Nëse shenja e rrezikut është vënë në largësi më të madhe se 250 m, ose më të vogël se 150 m, me shenjën duhet të vehet shenja plotësuese, në të cilën është shënuar distanca nga vendi i rrezikshëm, shkaku i të cilit, është vënë shenja.
Kthesë në të djathtë
Shënon afërsinë e kthesës.
Kthesë në të majtë
Shënon afërsinë e kthesës.
Kthesë e dyfishtë nga e cila e para djathtas
Kthesë e dyfishtë nga e cila e para majtas
Kthesë e rrezikshme
Teposhtëze e rrezikshme
Përpjetëze e rrezikshme
Ngushtim rruge
Ngushtim rruge nga ana e majtë
Ngushtim rruge nga ana e djathtë
Afërsi breg deti
Shënon afërsinë te vendi ku rruga del në breg det.
Urë lëvizëse
Shënon afërsinë te vendi ku në rrugë gjendet ura lëvizëse.
Gunga e gropa të rrezikshme në rrugë
Gropa në rrugë
Afërsi e qafës së rrezikshme të rrugës ose gungës së madhe
Rrugë e rrëshqitshme
Shënon afërsinë e pjesës së rrugës ku rruga në kushte të caktuara atmosferike dhe rrethana të ngjajshme është e rrëshqitshme.
Gurë të shkapërderdhur
Shënon afërsinë e pjesës së rrezikshme të rrugës ku mund të gjenden gurë të thyer ose të shkapërderdhur.
Shembje gurësh nga ana e majtë
Shembje gurësh nga ana e djathtë
Vendkalim i shënuar për këmbësor
Shënon afërsinë e vendit në rrugë ku gjendet vendkalimi i shënuar për këmbësor.
Fëmijë në rrugë
Shënon afërsinë e vendit në rrugë ku fëmijët lëvizin shpesh.
Biçiklistët në rrugë
Shënon afërsinë e vendit ku biçiklistët shpesh hyjnë në rrugë nga rrugë anësore ose shtegu i biçiklistëve.
Kafshë në rrugë
Shënon vendin ku kafshët shtëpiake kalojnë përtej ose përgjatë rrugës nën mbikqyrje.
Egërsira në rrugë
Shënon veqanërisht vendet e rrezikshme ku egërsirat shpesh kalojnë përtej rrugës.
Afërsi e pistës së aeroplanëve
Shënon pjesën e rrugës mbi të cilën aeroplanët fluturojë ulët me rastin e zbritjes ose ngritjes.
Arritje te shenjat e trafikut me drita
Shënojnë afërsin e kryqëzimit ku trafiku rregullohet me anën e shenjave ndriquese.
Arritje te shenjat e trafikut me drita
Shënojnë afërsin e kryqëzimit ku trafiku rregullohet me anën e shenjave ndriquese.
Trafiku në të dy kahjet
Shënon vendin prej nga trafiku fillon të qarkullojë në të dy kahjet.
Era anësore nga ana e majtë
Era anësore nga ana e djathtë
Rrezik në rrugë
Shënon afersinë e pjesës së rrugës ku pjesëmarrësve në trafik u kërcënohet ndonjë rrezik për të cilin nuk është paraparë shenjë e veçantë.
Tuneli
Shënon afërsinë e tunelit në rrugë.
Kryqëzim rruge me rëndësi të njëjtë
Shënon afërsinë e kryqëzimit të rrugëve prej të cilave asnjëra nuk është rrugë me përparsi kalimi.
Punime në rrugë
Shënon vendin ku zhvillohen punimet.
Rrugë tramvaji
Shënon afërsinë e vendit ku rruga kalon përtej rrugës së tramvajit në nivel.
Kryqëzim me rrjedhë të rrumbullakët të trafikut
Shënon afërsinë e kryqëzimit ku zhvillohet trafiku në rrjedhë të rrumbullakët.
Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë me kënd të drejtë
Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë nga ana e majtë
Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë nga ana e djathtë
Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë në kënd të ngushtë nga ana e majtë
Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë në kënd të ngushtë nga ana e djathtë
Kalimi i rrugës përtej hekurudhës me mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse
Kalimi i rrugës përtej hekurudhës pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse
Kryqi i Andreut
Shënon vendin ku rruga kalon përtej hekurudhës në nivel, pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse me një pale binarë.
Afrimi i kalimit të rrugës përtej hekurudhës me mbrojtëse ose gjysmëmbrojtës
Kryqi i Andreut
Shënon vendin ku rruga kalon përtej hekurudhës në nivel, pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse me dy ose më shumë binarë.
Afrimi i kalimit të rrugës përtej hekurudhës pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtës
Çdo shirit i pjerrtë shënon largësinë nga hekurudha për 80m, 2 shirita të pjerrtë = 160m, 3 shirita të pjerrtë = 240m.
Aksident me fatalitet
Shënon afërsinë e vendit ku ka pasur aksidente me fatalitet.
Rrugë e dëmtuar
Rrezik në pjesën e rrugës ku është e dëmtuar.
Rrezik zjarri
Paralajmëron kalimin në një zonë veçanërisht të rrezikshme nga ndezja e papritur e zjarrit.
Rrezik nga kolona e ndalur e mjeteve në rrugë.
Tregon pjesën e rrugës ku ekziston rreziku nga kolona e ndalur e mjeteve në rrugë.
Shenjat e lajmërimit
Shenjat e lajmërimit u japin pjesëmarrësve në trafik njoftime të nevojshme për rrugën nëpër të cilën lëvizin dhe njoftime të tjera të cilat mund të jenë të dobishme. Shenjat e lajmërimit kanë formë katrori, të këndit të drejtë, ose të rrethit. Ngjyra elementare është e bardhë, kurse simbolet dhe mbishkrimet janë të ngjyrës së zezë, respektivisht ngjyra elementare është e kaltër me simbole dhe mbishkrime të ngjyrës së bardhë dhe të zezë (prej tyre dallon një numër shenjash). Në shenjat e lajmërimit, ngjyra e zezë, është përdorur në raste të veçanta, dhe nuk mund të dominojë. Madhësia e shenjave të rrezikut,të urdhërave të prera dhe të lajmërimit varet prej kategorisë së rrugës në të cilat duhet të vendosen. U ofrojnë pjesëmarrësve në trafikun informatat e nevojshme për rrugën nëpër të cilën lëvizin, emërtimet e vendeve, nëpër të cilat kapërcen rruga dhe largësinë nga ato vende, për ndërprerjen e vlerëshmërisë së shenjave të urdhërave të prera, si dhe informatat e tjera, që janë të dobishme. Vendosen asisoj që të emërtojnë objektin, terrenet, ose pjesët e rrugës, të cilave u referohen. Nëse objekti, ose terreni, me të cilin ka të bëjë shenja e lajmërimit, nuk gjendet në rrugën, në të cilën është vënë shenja,lajmërimi i nevojshëm, ndodhet ose në tabelën plotësuese, ose në vetë shenjën. Me shenjat e lajmërimeve, ofrohen, po ashtu informacione paraprake, informata për radhitjen, kthimet dhe informata për kahjen e lëvizjes.
Përparësi kalimi në krahasim me mjetet nga kahu i kundërt
Rrugë me qarkullim njëkahësh
Rrugë me qarkullim njëkahësh
Rrugë pa dalje (qorre)
Rrugë me përparësi kalimi
Mbarim i rrugës me përparësi kalimi
Shtrirje apo zgjatje e rrugës me përparsi kalimi
Vendkalimi i shënuar për këmbësorë
Nën kalimi ose mbi kalimi i shënuar për këmbësorë
Kahje e lëvizjes së mjeteve që kanë për qëllim të kthehen majtas në kryqëzim ku është i ndaluar kthimi majtas
Kryqëzim
Rreshtim i mjeteve me emërtim të vendbanimeve
Rreshtim mjetesh
Rrugëtregues
Autoudhë (autostradë)
Mbarim autoudhe (autostrade)
Tabelë rrugëtreguese
Shënon drejtimet e rrugës për vendet e shënuara në shenjë.
Motoudhë
Mbarim i motoudhës.
Rrugëtregues për aeroport
Rrugë ndërkombëtare
Emër vendbanimi
Numër rruge
Kilometrazhë rruge
Mbarim i vendbanimit
Mbarim ndalimi i tejkalimit të të gjitha mjeteve motorike përpos motoçikletës pa rimorkio
Mbarim ndalimi i tejkalimit për kamionë
Mbarim kufizimi i shpejtësisë 50 km/h
Mbarim i të gjitha ndalesave
Mbarim i shpejtësisë më të vogël të lejuar
Mbarim obligimi i mbajtjes së zinxhirëve për borë
Mbarim i shtegut për këmbësorë
Mbarim i shtegut për çiklistë
Mbarim i shtegut për kalorës
Zonë ku është e kufizuar koha e zgjatjes së parkimit
Dalje nga zona ku është e kufizuar koha e zgjatjes së parkimit
Restorant
Vendparkim
Stacioni i ndihmës së parë
Kafene
Kufizim kohor i parkimit
Pikë karburanti
Hotel ose motel
Spitali
Punëtori për ndreqjen e mjetit
Telefon
Informata
Teren për kampim me çadra e me shtëpiza lëvizëse
Vendndalim autobusi
Stacion tramvaji
Aeroport
Shënon afërsinë e aeroportit ose vendin e aeroportit.
Port detar
Mjet ndihme në rrugë
Kalueshmëri rruge
Shënon se kalimi i rrugës përtej majës është i hapur ose i mbyllur.
Lumi
Numër kthese
Stacion policor
Emërtim rruge
Shpejtësi që rekomandohet
Qafë malore
Vërtetim drejtimi
Shënon vërtetimin e drejtimit të lëvizjes, emërtimin e drejtimit dhe largësinë deri te vendi i shënuar.
Tabelë orientimi
Shënon vendin e kthesës së ngushtë, majtas ose djathtas.
Pararrugëtregues
Rrugëtregues përmbi rrugës në portal
Rrugëtregues përmbi rrugës në portal
Shënon drejtimin e lëvizjes, në autoudhë dhe rrugë me kryqëzime në shumë nivele, deri te vendbanimet e shkruara me shenjë.
Dalje nga autoudha (autostrada)
Fëmijë në rrugë
Rrugëtregues rreshtimi përmbi shiritat rrugor-në portal
Shirit i komunikacionit për mjetet e transportit publik të udhëtarëve
Mbarim shiriti i komunikacionit për mjetet e transportit publik të udhëtarëve
Shirit komunikacioni për mjete të ngadalshme
Kufizim i përgjithshëm i shpejtësisë më të madhe të lejuar të shtetit, sipas llojit të rrugës
Mbarim shiriti i komunikacionit për mjete të ngadalshme
Parkim me pagesë
Tregon zonë parkimi me pagesë.
Rregullim i pushimit të mjeteve në qendrat e banuara
Paraqet një rregullim të pushimit të mjeteve.
SOS
Tregon një vend të lajmërimit rrugor për ndihmë.
Fillimi i zonës së trafikut të qetë.
Paraqet fillimin e zonës së trafikut të qetë.
Mbarim i zonës së trafikut të qetë.
Paraqet mbarimin e zonës së trafikut të qetë.
Shenjat e obligimit
Ngjyra elementare e shenjave të obligimit është e kaltër. Simbolet janë të ngjyrës së bardhë. I bëjnë me dije pjesëmarrësit në trafik për ndalesat, kufizimet dhe obligimet, të cilave duhet t’u përmbahen. Ato vlejnë prej vendit ku janë të vendosura. Në qoftë se është e nevojshme që pjesëmarrësit në trafik të lajmërohen më parë për urdhërin e prerë, qoftë për hir të pamjes së dobët të rrugës, qoftë për arsye të tjera të sigurisë, shenja vendoset para vendit, prej nga vlen urdhëri, në një largësi të caktuar e në tabelen plotësuese, është theksuar largësia e vendit, prej nga vlen urdhëri.
Shpejtësia më e vogël e lejuar
Zingjirë për bore
Shteg për biçikleta
Shteg për këmbësor
Shteg për kalorës
Zonë për këmbësor dhe biçikleta
Kahje e obliguar
Kahje e obliguar
Kahje e obliguar
Kahje e obliguar
Kahje e obliguar
Kahje të lejuara
Kahje të lejuara
Kahje të lejuara
Anashkalim i obliguar nga ana e majtë ose e djathtë
Anashkalim i obliguar nga ana e majtë
Anashkalim i obliguar nga ana e djathtë
Kryqëzim me rrjedhë të rrumbullakët të komunikacionit
Shenjat e ndalimit
Shenjat ndalimit janë një grup shenjash të cilat kanë formë rrethi dhe të cilat gjithnjë urdhërojnë ndonjë ndalesë ose japin ndonjë përparësi në trafik.
Ndalje e detyruar
Shënon vendin para hyrjes në kryqëzim ku shoferi është i detyruar të ndal mjetin.
Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi
Shënon vendin para hyrjes në kryqëzim ku shoferi duhet t’u japë përparësi kalimi të gjitha mjeteve që lëvizin në rrugë.
Ndalim qarkullim në të dy kahjet
Shënon rrugën-pjesën e rrugës ku është i ndaluar trafiku i të gjitha mjeteve në të dy kahjet.
Ndalim qarkullimi në një kah
Shënon rrugën-pjesën e rrugës ku është i ndaluar trafiku i të gjitha mjeteve nga kjo kahje.
Ndalim komunikacioni për të gjitha mjetet me veprim motorik, perpos motoçikletes pa rimorkio
Ndalim komunikacioni për autobusë
Ndalim komunikacioni për mjetet transportuese (kamion)
Ndalim komunikacioni për cistern
Ndalim komunikacioni për mjetet që transportojnë përtej sasisë së caktuar eksploziv ose ndonjë materie që ndizet lehtë
Ndalim komunikacioni për mjetet që transportojnë përtej sasisë së caktuar materje të rrezikshme
Ndalim komunikacioni për mjetet me fuqi motorike që tërheqin rimorkio përpos gjysmë-rimorkios
Ndalim komunikacioni për mjetet me fuqi motorike që tërheqin rimorkio ose gjysmë-rimorkio
Ndalim komunikacioni për traktor
Ndalim komunikacioni për biçikleta
Ndalim komunikacioni për çiklomotor
Ndalim komunikacioni për karroca dore
Ndalim komunikacioni për motoçikleta
Ndalim komunikacioni për qerre
Ndalim komunikacioni për të gjitha mjetet me veprim motorik
Ndalim komunikacioni për të gjitha mjetet me veprim motorik dhe qerret
Ndalim komunikacioni për këmbësor
Ndalim komunikacioni për mjetet gjerësia e përgjithshme e të cilave kalon gjersinë e caktuar
Ndalim komunikacioni për mjetet lartësia e përgjithshme e të cilave kalon lartësinë e caktuar
Ndalim komunikacioni për mjetet masa e përgjithshme e të cilave kalon masën e caktuar
Ndalim komunikacioni për mjetet që e kalojnë shtypjen e caktuar boshtore
Ndalim komunikacioni për mjetet që e kalojnë gjatësinë e caktuar
Distanca më e vogël ndërmjet mjeteve
Ndalim kthimi gjysëmërrethor
Ndalim kthimi majtas
Ndalim kthimi djathtas
Ndalim tejkalimi i të gjitha mjeteve me fuqi motorike, përpos motoçikletave pa rimorkio
Ndalim tejkalimi për kamion
Kufizim shpejtësie
Ndalim i dhënjes së shenjave të zërit
Dogana
Ndalim kalimi pa u ndalur.
Policia
Ndalim kalimi pa u ndalur.
Taksa rrugore
Ndalim kalimi pa u ndalur.
Përparësi kalimi për mjetet e kahjes së kundërt
Ndalim ndaljeje e parkimi
Ndalim parkimi
Parkim i njëpasnjëshëm(alternative)
Shënon pjesën e rrugës në të cilën ndalohet parkimi në ditët tek.
Parkim i njëpasnjëshëm(alternative)
Shënon pjesën e rrugës në të cilën ndalohet parkimi në ditët çift.
Ndalim fotografimi
Shënon vendin ku ndalohet fotografimi.
Tabelat plotësuese
Tabela plotësuese është pjesë përbërëse e shenjës së trafikut e cila më saktë përcakton kuptimin e shenjës së trafikut, shenjave ndriçuese, shenjat në rrugë, trotuaret e të ngjashme. Në tabelen plotësuese, shënohet largesia nga vendi i rrezikshëm për të cilin është vendosur shenja, ose vendin prej të cilit vlen urdhëri i prerë, apo është dhënë lajm plotësues në shenjën e lajmërimit. Përveç kësaj në tabelën plotësuese mund të lajmërohet largësia e pjesës së rrugës në të cilën kanoset rreziku ose vlen urdhëri i prerë, apo plotësim tjetër me të cilin më saktë përcaktohet kuptimi i shenjës së trafikut. Ngjyra e tabelës plotësuese është e njejtë si ngjyra bazë e shenjës nën të cilën është vendosur, e mbishkrimet dhe simbolet janë të ngjyrës së njëjtë me mbishkrimet dhe simbolet në shenjë.
Tabela plotësuese me shigjeta dhe numër shënon gjatësinë e pjesës së rrugës nga shenja ku ekziston kufizimi i shpejtësisë së lëvizjes në gjatësi prej 2km
Tabela plotësuese pa shigjeta ku është dhënë vetëm largësia shënon lagësinë pas 100m nga shenja fillon të vlejë kufizimi i shpejtësisë prej 50km/h
Kur në shtyllë janë të vendosura dy shenja, tabela plotësuese ka të bëjë me shenjën nën të cilën është vendosur, në rastin konkret ndalon komunikacionin për autobus ndërurban duke filluar nga shenja
Tabela plotësuese saktëson periudhën kohore gjatë së cilën mjetet motorike përpos motoçikletës duhet të kenë paisje dimërore (pneumatikë M+S ose zinxhirë për borë)
Tabela plotësuese saktëson kohën gjatë së cilës vlen urdhëresa e prerë e ndalimit të komunikacionit në të dy kahjet për të gjitha mjetet prej orës 20 – 24h
Tabela plotësuese saktëson kahjen në të cilën duhet të lëvizin kamionët
Tabela plotësuese saktëson se ndalimi dhe parkimi vlen në rrugën pas shenjës
Tabela plotësuese saktëson se ndalimi dhe parkimi vlen deri tek shenja
Tabela plotësuese saktëson se ndalimi dhe parkimi vlen pas dhe deri tek shenja
Distanca
Tregon distancën nga sinjali i rrezikut (poshtë të cilit është vendosur) deri të vendi ku fillon rreziku.
Shtrirja
Tregon gjatësinë e një pjese rruge në të cilën zbatohet sinjali që e shoqëron.
Tabelë orari
Vendosur poshte sinjalit “ndalim pushimi”, tregon kohëzgjatjen për të cilën është në fuqi sinjali.
Tabelë orari për ditët e festave
Saktëson se vlera e snjalit është kufizuar vetëm për ditët festive dhe në oraret e treguara.
Tabelë orari për ditët e punës
Vendosur poshtë sinjalit “ndalim qarkullimi” tregon që sinjali është i vlefshem në ditët e punës.
Kufizim
I vendosur posht sinjalit “parkim” tregon vendin e caktuar për parkimin e mjeteve të treguara në tabelë.
Përjashtim
I vendosur poshtë sinjalit “ndalim qarkullimi” lejon qarkullimin vetëm për kategoritë e mejteve të treguara në panel.
Fillimi
I vendosur poshtë sinjalit “materiale të paqëndrushme mbi rrugë”, tregon vendin ku fillon rreziku.
Vazhdimi
I vendosur poshtë sinjalit “ndalim parakalimi” sinjalizon vazhdimësinë e tij.
Fundi
I vendosur poshtë sinjalit “ndalim qëndrimi”, tregon vendin ku mbaron vlefshmërina e këtij sinjali.
Sinjale horizontale në ripunim
Tregon një pjesë rruge ku po vizatohet sinjale horizontale.
Aksident
Tregon që ka mjete të aksidentuara në rrugë.
Kalimi mbi minar
Poshtë sinjalit “rreziqe të tjera”, tregon kalimin mbi shinat e manovrës.
Pastrues bore
Tregon praninë e makinave pastruese të borës në rrugë.
Zonë që përmbytet
Reagon një rrugë e cila për shkak të shiut të dendur, mund të përmbytet nga uji.
Varg mjetesh
Tregon se mund të gjendemi në një trafik me mjete të ndaluara në kolonë.
Mjete pune në veprim
Tregon mundësinë e pranisë së mjeteve punuese në rrugë ose dalje të tyre nga kantieri.
Rrugë e rrëshqitshme nga akulli ose bora
Mund të ndeshet në pjesë rruge që nuk i kapin rrezet e diellit, gjatë stinës së dimrit.
Rrugë e rrëshqitshme nga shiu
Kërkon që në rast shiu, distanca e sigurisë të mbahet më e madhe se zakonisht.
Kamionë në ngadalësim
Tregon një ndryshim të pjerrësisë së rrugës, gjë e cila i detyron kamionët të ngadalsojnë shpejtësinë e lëvizjes.
Zonë e largimit të detyrueshëm
Vendoset në një zonë ku pushimi i mjetit përbën rrezik për qarkullim.
Sinjal korsie
Tregon korsinë që i referohet sinjali i mësipërm.
Numri i kthesave
Tregon numrin e kthesës së rrezikshme në një rrugë me shumë kthesa.
Vijimi i rrugës kryesore
Tregojnë skemën e ndërthurjes së rrugëve.
Ndalimi i përkohshëm i pushimit
Ndalon pushimin e mjeteve në periudhën e kohës kur kryhen pastrime të rrugëve.
Drejtimi i detyruar për mjete të transportit të lendeve të rrezikshme
Tregon se mjetet e përshkruara në të nuk mund të lëvizin në drejtim të ndryshëm nga ai i treguar në sinjal.
Paralajmerimin e një kalimi të detyrushëm
Paralajmëron se për kamionët me peshë të përgjithshme mbi 3.5 tonë, në kryqëzim është e ndaluar të vazhdojnë lëvizjen drejt.
Ndalim qarkullimi për kategori të caktuara mjetesh
Tregon që mund të qarkullojnë të gjitha kategoritë e mjeteve me motor, përveq atyre të treguara në sinjal.
Kufizues normal anësor të kufirit të rrugëve me një korsi të vetëm (unike) lëvizjeje
Përdoren si kufizues normalë të anës së rrugëve me një korsi qarkullimi.
Kufizues normal anësor të kufirit të rrugëve me dy korsi lëvizjeje
Përdoren si kufizues normalë të anës së rrugëve me dy korsi qarkullimi.
Kufizues për tunelet me një sens lëvizjeje
Janë sinjale plotësuse të vendosur në hyrje dhe në vazhdimësi të tuneleve me një sens levizje.
Kufizues për rrugët malore
Vendoset në kufijtë anësore të rrugëve të cilat mund të mbulohen shpesh nga bora.
Kufizues anesor për kthesat e forta
Vendoset në rrugët interurbane për të sinjalizuar vazhdimësinë e kthesave të forta dhe të padukshme.
Kufizues për kryqëzime në formë T-je
Tregon që lejohet kthimi majtas ose djathtas.
Kufizuesit e kthesave normale
Vendoset njëri pas tjetrit për të vënë në dukje krahun e jashtëm të kthesave të rruges.
Kufizues të hyrjes
Përcakton anët e hyrjes në rrugët dytësore të pa paralajmeruara më parë.
Paralajmërimi për një sistem semaforik të përkohshëm
Paralajmëron një (impiant) sistem fenerësh semaforik në prani të një kantieri rrugor.
Sinjal drejtimi
Është sinjal i shmangies së itinerarit të lëvizjes majtas përkohësisht.
Kufizues i veçantë i pengesave
Është tregues i veçantë i pengesave, përbëhet nga një panel reflektues dhe sinjali përkatës.
Tabela e policit të trafikut
Përfaqeson tabelën që përodret nga polici i trafikut rrugor për ndalimin e mjeteve ose për të rregulluar trafikun.
Shpejtësi maksimale e lejueshme
Vendosen në pjesën e prapme të disa lloje automjetesh, tregojnë shpejtësinë maksimale të lejuar për atë mjet për rrugët jashtë qytetit.
Panel për ngarkesat qe dalin jashte mjetit
Vendoset në fund të çdo ngarkese që del jashtë në pjesën e pasme të mjetit.
Transport i mallrave të rrezikshme
Vendoset në pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit që transporton mallra të rrezikshme.
Panel prapareflektues
Vendoset në pjesën e mbrapme të mjeteve për transport mallrash që kanë peshë të përgjithshme mbi 3,5 ton.
Panel prapareflektues
Vendoset në pjesën e mbrapme të rimorkiove për transport mallrash që kanë peshë të përgjithshme mbi 3,5 ton.
Qendra e një qyteti ose qendër banimi
Sinjalizon “Qendër” e një qyteti ose qendër banimi.
Shenjat ndriquese
Shenjat ndriçuese të trafikut janë: – shenjat ndriçuese për rregullimin e trafikut të dedikuar vetëm për këmbësorë, – shenjat ndriçuese për tramvajë, – shenjat ndriçuese për shënimin e kalimeve në rrugë nëpër binarë hekurudhorë, – shenjat ndriçuese për shënimin e punimeve në rrugë, pengesave të tjera dhe dëmtimeve të rrugës automobilistike, që paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik. Drita e përdorur si shenjë ndriçuese e trafikut, mund të jetë e pandërprerë ose vezulluese. Shenjat ndriçuese janë: kahje-treguesit me xhama reflektues, ose me materie reflektuese, elementet metalike të pajisura me materie reflektuese, shtyllat ndriçuese etj. Për rregullimin e trafikut, shenjat ndriçuese jepen me drita të ngjyrës së kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Dritat janë vendosur në boshtin vertikal, njëra nën tjetrën: e kuqja lart, e verdha në mes, e gjelbra poshtë. Drita e gjelbër, mund të ketë formë rrethi dhe formë të shigjetës të vënë në rreth. Nëse drita e gjelbër ka formë të shigjetës, mjeti mund të lëvizë vetëm në drejtimin, që e tregon kjo shigjetë.
Drita e gjelbërt
Kalim i lirë.
Drita e verdhë
Ndalim kalimi për të gjithë mejtet, përveç për ato që në çastin e ndezjes së dritës së verdhë gjenden në atë largësi nga kryqëzimi sa që nuk mund të ndalen në mënyrë të sigurt, e të mos e kalojnë këtë shenjë.
Drita e kuqe
Ndalim kalimi.
Drita e kuqe dhe e verdhë
Paralajmërojnë pjesëmarrësit në trafik se së shpejti pushon ndalimi i kalimit dhe ndizet drita e gjelbër, përgaditja për nisje.
Drita e gjelbër vezulluese
Paralajmëron shoferët se së shpejti do të pushojë kalimi i lirë dhe do të ndizet drita e verdhë e pandërprerë, pas së cilës ndizet drita e kuqe.
Drita e verdhë vezulluese
Lëvizje e lirë por me kujdes të shtuar. Ka rëndësi të veçantë për pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin në kryqëzim. Kjo dritë ka domethënie tjetër nga drita e verdhë e pandërprerë.
Shenja plotësuese
Në formë të shigjetës së gjelbërt lejon kalimin me kujdes, në drejtim të shigjetës dhe deri sa është e ndezur drita e kuqe, duke iu dhënë përparësi kalimi të gjitha mjeteve dhe këmbësorëve që gjenden në kryqëzim.
Rregullimi i trafikut me shenja ndriçuese të vendosur mbi shiritat rrugor, shërben për rregullimin e ndryshueshëm të kahjes së lëvizjes së mjeteve
Drita e kuqe në formë X do të thotë ndalim qarkulimi përgjatë shiritit të trafikut, kurse drita e gjelbërt në formë të shigjetës do të thotë kalim i lirë përgjatë shiritit të trafikut.
Shenja ndriçuese për rregullimin e trafikut të këmbësorëve
Shërbejnë për rregullimin e trafikut të këmbësorëve, janë me drita dyngjyrëshe, nga të cilat njëra është e kuqe(ndalim kalimi), kurse tjetra e gjelbër(kalim i lirë).
Drita e gjelbër mund të rregullohet edhe ashtu që para se të fiket, të bëhet dritë e gjelbër vezulluese(me ndërprerje), për ti palajmëruar këmbësorët se së shpejti do të ndizet drita e kuqe. Këta semaforë mund të jenë të pajisur edhe me shenja akustike(që më së shumti u shërbejnë personave të verbër)
Shenjat ndriçuese për rregullimin e trafikut të biçiklistëve
Shenjat ndriçuese të trafikut rrugor për biçiklistë shërbejnë për rregullimin e trafikut në vendkalimet e shtegut të biçiklistëve nëpër rrugë. Renditja e dritave dhe domethënia e tyre është e njejtë sikurse te shenjat ndriçuese për rregullimin e trafikut për mjete tjera.
Shenjat ndriçuese për rregullimin e trafikut të tramvajit
Për rregullimin e trafikut të tramvajit mund të përdorën aparatet e veçanta për dhënjen e dritave njëngjyrëshe dritave të bardha. Dritat e bardha mund të jenë në formën e vijave horizontale,vertikale dhe të tërthortë. – vija horizontale nënkupton ndalimin e qarkullimit të tramvajit, – vija vertika dhe e tërthortë kalim i lirë per tramvajin në drejtimin përkatës: drejt, majtas, djathtas.
Shenjat ndriçuese për shënimin e vendkalimeve të rrugëve mbi hekurudhë në nivel
Paralajmëron ardhjen e trenit, e cila e detyron shoferin që të ndalë mjetin e vet para vendkalimit hekurudhor. Me këtë shenjë lajmërohet edhe lëshimi i mbroijtësve ose gjysmëmbrojtësve, apo mbrojtëset ose gjysmëmbrojtëset janë të lëshuar.
Kalimi mbi hekurudhë është i hapur kur dritat nuk janë të ndezura dhe mbrojtësit apo gjysmëmbrojtësit nuk janë të lëshuara
Mbrojtësit dhe gjysmëmbrojtësit janë të shënuar me materie të kuqe reflektuese ose me vendosjen e dritës vezulluese që ndizen në pozitën e mbyllur të këtyre stabilimenteve dhe vendosen në fund dhe në mes të mbrojtësit, mbi mesin e rrugës, kurse te gjysmëmbrojtësi në fund të gjysmëmbrojtësit mbi mesin e rrugës
Shenjat ndriçuese të trafikut për shënimin e punimeve në rrugë, dhe pengesave të tjera
Dritat vezulluese ngjyrë portokalli në mbrojtëse vendosen: [a] kur pengesa është nga njëri skaj i rrugës drita vendoset nga mesi i rrugës [b] kur pengesa është në mes të rrugës dhe rruga është e lirë nga të dy anët e rrugës, dritat vendosen në të dy skajet e mbrojtëses [c] kur me mbrojtëse mbyllet trafiku nëpër tërë gjerësinë e rrugës, në mbrojtëse duhet të vendosen tre drita.