Lidhu me ne

Gatime

Qofte pa mish – Një recetë tjetër fantastike, e shijshme, e mbi të gjitha e shëndetshme janë qoftet e shtëpisë me perime.

nga AgroWeb

Ndaj dhe, një recetë tjetër fantastike, e shijshme, e mbi të gjitha e shëndetshme janë qoftet e shtëpisë me perime. Foto: Flickr

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të saj.

Të kripura apo të ëmbla, çdo recetë tradicionale shqiptare ka magjinë e saj përsa i përket shijes, e sigurisht edhe vlerave shëndetsore.

Dikur, amvisat e gatuanin këtë recetë fantastike në raste të veçanta festash apo drekash e darkash me miq për të mikpritur e kënaqur sa më shumë shijen e tyre.

Sigurisht që mënyra më popullore e përgatitjes së tyre janë qoftet me mish grirë, por fantazia e amvisave në kuzhinë nuk ka kufij.

Ndaj dhe, një recetë tjetër fantastike, e shijshme, e mbi të gjitha e shëndetshme janë qoftet e shtëpisë me perime.

Më poshtë AgroWeb.org ju sugjeron një recetë, e cila përgatitet krejt të lehtë në shtëpi.

Qoftet e Shtëpisë në Kuzhinën tuaj

Përbërësit

4 kokrra patate

2 karrota

3 kunguj të njomë

4 kokrra vezë

100gr djathë kaçkavall i grirë

Majdanoz dhe nenexhik

Vaj ulliri

Kripë dhe piper

Një filxhan çaji thërrime buke (të thekura dhe të grira në rende)

Disa degëza lule lakre (nëse preferoni edhe degëza brokoli)

Disa thelpinj hudhre

Një kokër qepë

Përgatitja krejt lehtë

AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni mirë të gjitha perimet, dhe vendosi në një enë me ujë të përvëluar.

Lërini aty për gjysmë ore.

Grini majdanozin, nenexhikun, hudhrat dhe qepën shumë hollë.

Gjysmë ore më pas nxirrni perimet nga uji i përvëluar dhe kur të ftohen shtypini në rende që të gjitha.

Pasi t’i keni grirë, sigurohuni që përmes një letre kuzhine të thani të gjitha lëngjet e perimeve të grira.

Në vijim, të gjitha perimet e grira dhe të thara nga lëngjet, qepët, hudhrat dhe erzat e grira, bashkë me kripën dhe thërrimet e bukës i hedhim në një tas ose enë të madhe.

Rrahim mirë vezët dhe i hedhim në masën e perimeve dhe përbërësve të tjerë.

Në fund shtojmë djathin kaçkavall të grirë, kripën dhe piperin dhe i përzjejmë mirë derisa të bëhet një masë kompakte.

Brumin e formuar e ndajmë toptha të vegjël dhe përgatitemi për skuqjen e qofteve.

Në këtë kohë ngrohim furrën e sobës ndërsa vendosim një tigan në zjarr dhe hedhim pesë lugë vaj ulliri.

Kur vaji i ullirit të jetë nxehur nisim skuqjen e qofteve nga të dyja anët.

Kujdes! Skuqja nuk duhet të jetë e fortë pasi pjekja përfundimtare e qofteve do të  bëhet në furrë. Sipas preferencës, qoftet mund t’i lyejmë nga të gjitha anët me pak miell para se ti hedhim në tigan për skuqje.

Pasi i kemi skuqur pak të gjitha, i heqim nga tigani dhe i shtrojmë në një tavë. I fusim në furrën e nxehtë dhe i pjekim përreth 15 minuta.

Qoftet e shtëpisë shërbehen të ngrohta dhe janë shoqëruese të shkëlyera të supave të ndryshme./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook