Lidhu me ne

Radar

Lufta Çame / Masakra e spastrimit etnik të shqiptarëve të Çamërisë

Çamëria - Wikipedia

ARDIAN TANA

   Para 71 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek, të nxitura nga qeveria e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës, gjeneralët Zerva e Plastira bënë spas-trimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë shqiptare myslimane. Në këtë veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerët bashkëpunëtorë të nazifashistëve, Spiridhoni e Dhorotheu.
Pastrimi etnik në Çamëri kishte filluar qysh në vitin 1913 dhe ishte shoqëruar me vrasje masive, ku vetëm në vendin e quajtur Përroi i Selanit u masakruan 72 krerë, intelektualë dhe personalitete të grupit etnik shqiptar në Greqi.
Gjatë një periudhe 30-vjeçare, çamët e pambrojtur iu nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpërnda kolonëve grekë, të sjellë nga Azia e Vogël në vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare e deri tek e drejta e votës dhe jeta u katandis në skajet e padurimit.

Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, shqiptarët e Çamërisë u paragjykuan dhe u internuan në ishujt e Egjeut etj. Atyre që u thirrën në ushtri, iu dhanë kazma e lopata, duke i trajtuar si robër lufte. Megjithatë, gjatë luftës çamët dhanë një kontribut të çmuar me pjesëmarrjen e tyre në batalionet “Çamëria” e “Ali Demi”, ku morën pjesë mbi 1000 luftëtarë, krahas formacioneve çlirimtare greke e në përbërje të tyre, fakte këto të vërtetuara qartë me dokumente e libra të shkruar nga vetë autorët grekë të të dy krahëve politikë, si dhe nga misionet ushtarake aleate (Jani Sharra, Niko Zhangu, Mihal Miridhaqi, C.M.Woodhouse etj).
Por, të gjitha sakrificat e kësaj popullsie në Luftën Çlirimtare u mohuan nga autoritetet greke në fund të Luftës dhe vazhdojnë të mohohen deri në ditët e sotme. Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pse shqiptarët në Ballkan ishin rreshtuar me grupin fitues të luftës kundër nazizmit, mbi popullin shqiptar ndodhi edhe një tragjedi më e madhe, ajo e ricopëtimit të tokave shqiptare nga fqinjët e saj, Jugosllavia dhe Greqia. Një nga tragjeditë e mëdha të kësaj ndarjeje pësuan edhe shqiptarët nga Çamëria, të cilët u masakruan dhe u dëbuan me forcë nga tokat dhe shtëpitë e tyre në fund të vitit 1944-1945.

Me operacionet e spastrimit etnik, qeveritarët e Athinës deklaruan se e mbyllën kapitullin e pakicës etnike shqiptare në Greqi. Këtë gjë e pohon me një farë kënaqësie A. Papadopoulos, një ndër historianët grekë të ditëve tona, i cili më 1992 ka shkruar: “… kështu, pra, u mbyll përfundimisht ky kapitull, që sundoi për shumë kohë një krahinë të tërë. Sot në Thesproti (Çamëri) nuk jeton asnjë shqiptar çam”.
Në të vërtetë, kapitulli i pakicës etnike shqiptare në Çamëri nuk është mbyllur. Në këtë krahinë vazhdon të jetojë minoriteti shqiptar i besimit ortodoks. Në gjysmën e dytë të shek. XX e deri në ditët tona, për të asimiluar dhe helenizuar popullsinë shqiptare të besimit ortodoks, politika greke është fokusuar në dy drejtime. Së pari: Intensifikimin e procesit të helenizimit të shqiptarëve ortodoksë nëpërmjet shkollës, kishës e administratës. Së dyti: Kolonizimi i krahinës me imigrantë grekë dhe vllahë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Greqisë, kryesisht nga rajoni i Pindeve dhe Atika, duke e ndryshuar strukturën demografike të krahinës. Në këtë periudhë, popullsia shqiptare ortodokse u përball me një politikë thellësisht diskriminuese raciste dhe asimiluese.

Autoritetet greke ndaluan përdorimin e gjuhës shqipe dhe mësimin e saj në shkollë. Kolonët e ardhur nga pjesë të ndryshme të Greqisë pushtuan mjaft shtëpi çame dhe në vend të tyre ndërtuan vendbanime të reja. Mijëra shtëpi të thjeshta kanë mundur t’u mbijetojnë ngjarjeve të dhunshme të vitit 1944-1945, por shumica janë të pabanuara duke iu nënshtruar një procesi të ngadalshëm dhe tepër të fshehur të erozionit të historisë. Në fshatrat e braktisura çame u vendosën edhe popullsi të etnive të tjera, pa të drejtën ligjore të pronësisë. Pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare ortodokse jeton në rajonin e Thesprotisë, si dhe në rrethet e Prevezës, Artës dhe Janinës. Procesi i asimilimit nuk ka arritur të rrezikojë identitetin e tyre kombëtar. Megjithëse fëmijët e etnisë shqiptare mësojnë në shkollat greke dhe gjuha greke si gjuhë zyrtare flitet në të gjitha mjediset sociale, gjuha shqipe ka mbetur “gjuha e zemrës” që flitet në familje dhe ngjarjet në Shqipëri ndiqen rregullisht nëpërmjet mediave. Nga anketimet që kemi zhvilluar në Filat (Çamëri), në prill të vitit 1998, është konstatuar se gjuha shqipe, megjithëse në mënyrë të rezervuar, flitet edhe në mjedise sociale, si në bare, restorante, hotele, markete etj. Popullsia e Çamërisë flet shqipen e konservuar të dialektit çam. Një pakicë e popullsisë shqiptare e besimit mysliman, e cila arriti t’i shpëtojë shpërnguljes së dhunshme të viteve 1944-1945, ka qenë e detyruar të konvertohet në ortodoksi, duke ndryshuar edhe emrat. Në përgjithësi, popullsia shqiptare në Çamëri, e ndodhur nën trysninë e helenizimit nëpërmjet diskriminimit e persekutimit, nuk e deklaron publikisht identitetin e vet kombëtar.
Në mënyrë absurde, shteti grek mban “de jure” në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940, si dhe ligjet, pjella të tij, 4506/1966 e 1664/1998.

Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar se si Greqia shkel konventat ndërkombëtare, të nënshkruara nga vetë ajo.
Greqia vazhdon të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970.
Kjo Konventë rikujton rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe Rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe rezolutat e dhjetorit 1966, nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone, siç është popullsia e martirizuar e Çamërisë, ku pjesës myslimane iu grabitën pronat, kurse popullsisë së krishterë i mohohet sot identiteti kombëtar, shkolla dhe gjuha amtare.

Për cilindo nga krimet e kryera në Çamëri, dispozitat e kësaj konvente kërkojnë të vihen në zbatim edhe “ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit që tolerojnë kryerjen e tij”, theksohet në nenin 2, pra edhe qeveria aktuale ka përgjegjësi për çfarëdo qëndrimi zvarritës në dhënien e të drejtave të mohuara popullsisë çame në ditët e sotme.
Në kundërshtim të plotë me Konventën e Mosparashkrimit të Krimeve të Luftës, shteti grek nuk ka nënshkruar edhe Protokollin Nr.4 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është bërë qëllimisht për të mbajtur të pushtuar Çamërinë, në kuadrin e strategjisë greke të “Megalidesë”, të parit traktat nacionalist antinjerëzor në historinë e Europës. Në pikën 1 të nenit 3 të këtij protokolli, theksohet: “Askush nuk mund të dëbohet me anë të një mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i të cilit ai është” dhe në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit, shtetas i të cilit ai është”.
Nga ana tjetër, Greqia si anëtare e Këshillit të Europës e ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut e, megjithatë, ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i akuzuar pa të drejtë si bashkëpunëtorë të nazifashizmit. Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj Konvente thuhet: “Çdo person i akuzuar për një shkelje të ligjit, prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht”.

Në fakt, pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, në shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë.
Pra, ka ardhur koha që pas këtij spastrimi etnik me dhunë të Çamërisë, Greqia të kërkojë falje publike për 2900 viktimat e pafajshme të masakruara, për 40.000 vetat e dëbuar me dhunë, për 68 fshatrat e qytetet e grabitura e të djegura, të gjitha objektet e kultit të rrënuara dhe 71 vjet shfrytëzim të padrejtë të pasurive të tyre. Të marrë të gjitha masat për të siguruar kthimin e çamëve në vendin e tyre në Çamëri, me dinjitet, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, që ajo vetë i ka ratifikuar.

Nga ana tjetër, shteti shqiptar ka detyrimin të jetësojë rezolutën për Çamërinë dhe të bëjë të gjitha përpjekjet që kjo çështje të jetë pjesë e axhendës zyrtare mes dy vendeve, ndërkohë që duhet të vërë në dijeni OKB-në dhe gjithë organizmat e interesuar, se si “i zbaton” Greqia konventat dhe kartat ndërkombëtare.
Në vigjilje të 71-vjetorit të masakrave mbi shqiptarët e Çamërisë duhet t’u kujtojmë qeveritarëve grekë se shqiptarët e Çamërisë janë më të vendosur se kurrë për zgjidhjen e çështjes çame. Strategjia greke për shtyrjen për në “kalendat greke” të zgjidhjes ka dështuar, sepse çështja çame e ka fituar “luftën” me kohën, ndaj koha më e mirë për të hedhur hapat në drejtim të kësaj zgjidhjeje është tani.
*Kryetar i Shoqatës Patriotike “Çamëria”

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar19 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix20 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix20 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix20 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix20 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix20 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar21 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix21 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix21 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook