Radar
“Sali Berisha po ha imazhin e vet” Gjekmarkaj: Ka nisur një betejë të pamundur

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në “Radarin Informativ” në ABC se Sali Berisha ka me nismën që ka ndërmarr po konsumon imazhin e tij të ndërtuar prej vitesh.
Për Gjekmarkajn, rruga e nisur nga ish lideri i PD-së, është e pamundur dhe pa krye. Me tej deputeti demokrat ka theksuar se kjo nismë do të lërë viktimat e saj dhe viktimë nuk mund të jetë kurrësesi SHBA.
“E mendoj Berishën si një personazh karizmatik. Ne po rritemi me Sali Berishën. Më vjen keq që e shoh në këtë pozitë që konsumon imazhin e vet atë që ka ndërtuar vit pas viti. Është krenari e lënduar e një njeriu që po bën një betejë pa krye të pamundur të vështirë . Një betejë që le viktimat nuk janë SHBA. Krijon turbullim dhe trazim tek anëtarët e PD se e kanë parë si lider.” tha Agron Gjekmarkaj.