Lidhu me ne

Radar

Deklaratat e Yuri Kim, Berisha: Le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë

Deklaratat e Yuri Kim, Berisha: Le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp nga ‘Rogner’ iu përgjigj deklaratave të sotme të ambasadores së SHBA, Yuri Kim. 

Përgjigjja e Berishës për Kim ishte që ‘ambasadorja të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë’. 

“Së pari, më duhet të them se ‘Foltorja’ ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. 

Unë dua t’ju informoj ju se kjo pritje për Foltoren nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk është më i vogël entuziazmi në vendet mike. Nuk janë më të pakëta përgëzimet që marr për këtë nismë shpëtimtare të pluralizmit nga përfaqësues të vendeve mike në Europë dhe nga nivelet më të larta politike të krahut republikan në Amerikë. 

Pra për të mbyllur këtë problem, zonjës ambasadore dhe cilitdo tjetër që ka një provë dhe fakt të vetëm, e ftoj t’i dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time, por edhe mirënjohjen se miq, se përfaqësues të vendeve mike, se personalitete të shquara të elitës politike amerikane, nuk pajtohen, nuk pranojnë, nuk binden, madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike se kemi prova dhe nuk i themi.

Kjo ka marrë fund, ke prova, çoji përpara gjykatës.

Mund t’ju them që në të dy anët e Atlantikut, miq të shquar që thonë se kanë parë dosjen, thonë se e kanë gjetur atë sine materia.

Çështja e kafes, le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë. Por jam i sigurt që do e afrojmë Shqipërinë më shumë me BE dhe SHBA. Ky është zotimi im”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook