Mix
Russell Crowe “rikthen” Gladiatorin

Russell Crowe ka rikujtuar skenat në filmin “Gladiatori”, në rikthimin e tij në Fort Ricasoli të Maltës.
Aktori australian, tashmë 57-vjeçar, tregoi ato që kanë mbetur nga muskujt e tij, që nga koha kur interpretonte personazhin Decimus Meridius, në vitin 2000.
Russell Crowe fitoi çmim Oscar si aktori më i mirë për interpretimin e tij, ndërsa “Gladiatori” fitoi çmim si filmi më i mirë, muzika më e mirë, efektet vizuale më të mira dhe kostumografia më e mirë.

