Lidhu me ne

Kritike

“Përputhen” / Alvisa “mashtruese” apo Alvisa e “dhunuar”?

Foto: Marrë nga Përputhen

Nga Anduela Laçi

Alvisa Qarri, konkurrente e emisionit të dashurisë që ndiqet nga qindra e mijëra të rinj shqiptarë anë e mbanë botës, tregoi se dikush e kishte kërcënuar që do i publikonte disa video me Bashkimin nëse nuk do të dilte nga “Përputhen”. Më vonë u tha që personi që fshihej pas kërcënimit ishte ish-i dashuri i saj, Hysen Rama.

Pas kësaj, Hyseni, në një lidhje direkte me emisionin tha versionin e tij të historisë dhe zbuloi se u ribashkua me Alvisën gjatë pjesëmarrjes në emision, por kjo e fundit e preu në besë.

“E dashuroja marrëzisht Alvisën, jepja jetën për të, e kam mbajtur më mirë se mamanë time që e  kam të sëmurë në shtëpi. I kërkova të fejoheshim, por shihni ç’më bëri. Më tradhtoi me Bashkimin në mes të natës”- thoshte Hyseni, i cili ndodhet me pushime në Turqi me shoqërinë dhe hidhe akuza e nxirrte inçizime të shumta kundër Alvisës.

Hyseni, teksa donte të denigronte figurën e ish të dashurës që sipas tij e tradhtoi, zbuloi edhe diçka tjetër shumë të rëndë. Ai provoi se Alvisa kishte qenë e regjistruar dhe e përndjekur në çdo moment prej shumë javësh.

Alvisa tha se Hyseni e kishte shantazhuar, kërcënuar, përndjekur dhe dhunuar. Ajo deklaroi se kishte jetuar me frikë dhe gjithçka e kishte bërë nën trysninë e kërcënimeve dhe shantazheve të shumta.

Dashuria nuk imponohet, ajo ndjehet në zemër, dhe çdo mashkull duhet të pranojë se një femër që nuk e do nuk mund të bëhet e tij me shantazhime. Një buqetë me lule dhe një makinë luksoze nuk e bëjnë femrën të harrojë dhunën që përjetoi dje.

Shokues ishte reagimi i konkurrentëve të tjerë si dhe opinionistit Arjan Konomi. Të gjithë u morën me “Alvisën mashtruese që shet veten për disa followers më shumë” dhe jo me Alvisën e dhunuar e të kërcënuar.

“Shoqet” e saj, dy konkurrente të tjera, shokuan publikun teksa i kërkonin llogari dhe e fajësonin se po bënte rolin e vimtimës: “Pse nuk e denoncove? Të gjithë kanë kaluar dhimbje, prandaj janë ish-a. Ai është problemi juaj. Çfarë mesazhi po jep?”.

Patjetër që po, të gjithë kemi ish-a, por nëse unë dhunohem, kërcënohem, pëndiqem dhe jam gjatë gjithë kohës në rregjistrim, kjo nuk është aspak normale dhe nuk duhet trajtuar si e tillë nga askush prej nesh. Tashmë ky nuk është problem i Alvisës, por i çdo femre që dhunohet dhe vuan e në fund duhet dhe tu japë llogari “shoqeve” pse nuk e denoncoi, ndërkohë që po akuzohet dhe po shahet në sytë e një Shqipërie të tërë.

Në gjithë këtë histori nuk duhet të flasim mbi mashtrimin e bërë për pak famë. Nuk duhet të merremi as me faktin se kush prej tyre po gënjen, por me faktin se një vajzë është përndjekur nga dikush dhe është kërcënuar.

Alvisa nuk u besua nga askush, ndërkohë nga ana tjetër Hyseni dhe veprimet e tij u trajtuan në mënyrë normale pasi “i ka bërë në emër të dashurisë së madhe që ka për këtë vajzë që gjatë tre viteve lidhje e ka trajtuar si princeshë”.

Askush në atë studio nuk ishte kompetent për të gjykuar, por duhet të jepnin një shembull se si duhej menaxhuar një situate e tillë e një vajze të dhunuar e cila nuk ia ka treguar as familjes së saj.

Një ish-konkurrente e emisionit, mesa duket mezi po e priste një moment të tillë ku Alvisa të poshtërohej publikisht dhe të tregonte se ajo ka pasur të drejtë kur e akuzonte dikur se ishte gënjeshtare.

“Nuk dua që kurrë një femër të jetë në këtë situatë sepse jam shumë feministe, por për këtë lloj femre kam krijuar një antipati shumë të madhe që në momentin që gënjente sy më sy dhe më vinte shumë habi që e besonte publiku, e mbështeste, ishte gjithë kohës duke më akuzuar mua kur e kishte aty brenda të dashurin alamet çuni (se besoj të gjej më të mirë) dhe sot s’jam habit fare, i prisja, e kam thënë në studio…nuk e di se si mund të degjeneroj njeriu veten për ca followers”- ka shkruar ajo ndër të tjera në Instastory.

“S’dua të flas më shumë pasi nuk dua ta prish terezinë time për njerëz kaq të vegjël” – e mbyll shkrimin e saj ish-konkurrentja. Por mesa duket ka harruar se dhe vetë ajo është një femër dhe nesër mund ti ndodhë e njëjta gjë. Do të dhunohej fizikisht e psikologjikisht, kërcënohej, përndiqej e në fund nuk do besohej e do injorohej në sytë e një Shqipërie të tërë.

Vajza të dashura mos u merrni me famën dhe followers-at, mos shani dhe sulmoni njëra-tjetrën për tu dukur vetë më mire, por mbështeteni njëra-tjetrën pasi kështu do jemi më të fuqishme dhe do dënojmë çdo person që guxon të ngrejë dorë mbi ne.

Rasti i Alvisës ishte një ngjarje e rëndë dhe reagimi i shumë personazheve publikë ishte akoma dhe më i rëndë.

Alvisa i tregoi moderatores së emisionit fotot ku provonte se ishte dhunuar nga i dashuri i saj në atë kohë dhe fotoja tregonte se ishte dhunur në Janar të këtij viti, pak kohë para se ata të ndaheshin. “Shoqet” e saj ishin aty pranë dhe e panë foton e saj me shenja dhune, por nuk reaguan madje e gjykuan dhe i kërkuan llogari. Me pak fjalë dhuna u trajtua si diçka normale.

Askush nuk i mori parasysh qindra vajza dhe gra që po i ndiqnin nga TV dhe ndoshta janë pre e dhunës. Mesazhi që ato vajza dhanë dhe vazhdojnë ta japin edhe disa të tjerë me reagimet e tyre në rrjete sociale ishte që nëse provojnë të flasin, do të ndeshen me të njëjtat reagime dhe nuk do besohen nga askush.

‘AWEN’ letër të hapur Top Channel dhe Ben Blushit: Ndalini promovimin e pabarazisë dhe dhunës në ‘Përputhen’

‘AWEN-Albanian Women Empowerment Network’ i ka dërguar një letër të hapur televizionit Top Channel, drejtorit Ben Blushi dhe organizatores Olsa Muhameti, pas mënyrës se si u trajtua një nga pjesmarrëset në emisionin ‘Përputhën’.

Sipas  ‘AWEN’ trajtimi që iu bë Alvisa Qarrit në emision është shkelje e të drejtës së guras dhe nxitje për dhunë apo për trajtimin e femrs si pronë e burrave.

Gjithashtu ‘AWEN’ i kërkon Autoritetit të medias Audiovizive dhe mediave dhe gazetarëve në Shqipëri që në raste të tilla kur femra diskriminohet të respektojnë parimin e barazisë gjinore dhe të mos transmetojnë apo promovojnë raste të diskiriminimit të dhunës apo trajtimit të femrës si pronë private.

Postimi i plotë i ‘AWEN’:

LETËR E HAPUR

Drejtuar: Televizionit Kombëtar “Top Channel” .

  1. Ben Blushi, Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

 Znj. Olsa Muhameti, Autore e Programit  “Përputhen”.

Për dijeni:

Autoritetit të Medias Audiovizive

Këshillit Shqiptar të Medias

Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë                        

Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë                                                   

Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare

Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi

Thirrje për shmangien e viktimizimit të pjesëmarrësve në program dhe transmetimin e mesazheve të drejta kundër dhunës me bazë gjinore.

Të nderuar/a përfaqësues/e të programit: “Përputhen”, pranë televizionit kombëtar “Top Channel”,

Ju drejtohemi në emër të një grupi organizatash që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të vajzave dhe grave, si dhe me fokus të veçantë viktimat e dhunës me bazë gjinore.

Shprehim konsideratën për punën tuaj lidhur me informimin, ndërgjegjësimin dhe shpeshherë mbështetjen ndaj qytetareve/ëve në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Duke ndjekur programacionin Tuaj, kemi vërejtur me shqetësim se më datë 6 Nëntor 2021, në emisionin “Përputhen”, janë transmetuar për publikun mesazhe të gabuara lidhur me dhunën me bazë gjinore. 

Përgjatë programit dhe formatit të tij u trajtua në mënyrë të detajuar historia e një prej pjesëmarrëseve,  Alvisa Qarri. Ne vlerësojmë se mënyra e trajtimit të ngjarjeve të Alvisa Qarri,  justifikon,  përkrah në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe legjitimon mentalitetin patriarkal të cilësimit të partneres/partnerit si “pronë”, ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke u bërë kështu faktor në transmentimin e mesazheve të gabuara sa i takon dhunës me bazë gjinore dhe të drejtave të grave si të drejta të njeriut. Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti ka nxitur gjithashtu një valë reagimesh të cilat paragjykojnë dhe etiketojnë vajzat dhe gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre por, nga ana tjetër, edhe një valë të gjerë reagimesh të cilat nuk e përkrahin qëndrimin e programit, opinionistit dhe/apo drejtueses. Kjo qasje përforcon përsëri stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënvlerësuara, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet. Pavarësisht faktit se Alvisa Qarri është në moshë madhore dhe është përgjegjëse për vendimet/zgjedhjet e saj, ne vlerësojmë se kjo histori nuk duhej përdorur në një fokus mediatik të tillë.

Nxitur nga kjo ngjarje, duke u bazuar në Kodin e Transmetuesve Audiovizivë të AMA-s , kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të reflektuar qëndrimet e mëposhtme:

Respektimin e parimeve etike gjatë transmetimit të materialeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe dhunës me bazë gjinore, duke shmangur promovimin e rasteve të cilat pranojnë dhe justifikojnë dhunën, direkt apo indirekt. Fajësimi i viktimës, mund të nxisë persona të tjerë të heqin dorë nga raportimi i dhunës duke sjellë pasoja në jetët e tyre. Në nivelin shoqëror një qëndrim i tillë i medias përforcon stereotipet gjinore.

Ju ftojmë t’i bashkoheni qëndrimeve tona për të ndërtuar një shoqëri ku paragjykimet, strereotipet dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk tolerohet për asnjë arsye. Qasja shoqërore, e përforcuar edhe nga media, ku kërkohen faji apo motive e arsye që e “detyruan” atë që është dhunues të dhunojë, duhet të marrë fund.

Forcimin e bashkëpunimit mes Medias dhe Shoqërisë Civile nëpërmjet nismave të përbashkëta, për të përmirësuar mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore si dhe ndërgjegjësimin e publikut lidhur me të drejtat e njeriut. Media duhet të jetë një faktor emancipues për stereotipet, rolet, pabarazinë gjinore dhe qëndrimet diskrimuese.

Sugjerojmë, që të konsultoheni me ekspertë të fushës paraprakisht në rastet kur prezantoni histori apo ngjarjeve që trajtojnë shkelje të të drejtave dhe dhunën me bazë gjinore për të shmangur trajtimin jo të duhur të këtyre fenomeneve negative të shoqërisë shqiptare.

Duke besuar në ndërgjegjësimin tuaj si qytetarë dhe profesionistë të medias kërkojmë edhe një herë t`u kushtoni vëmendjen e duhur kërkesave tona të përsëritura, si dhe shprehim gadishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Top Channel Perputhen

MË TEPËR

Temporal7 orë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar7 orë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix7 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar7 orë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore8 orë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix1 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix1 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix1 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix1 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix1 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook