Lidhu me ne

Mix

Ndahet nga jeta aktori i famshëm i telenovelave meksikane, Enrique Rocha

Aktori meksikan Enrique Rocha, ka ndërruar jetë këtë të dielë në moshën 81-vjeçare. Ai njihej për karrierën e tij të gjatë në telenovela, ku dallonte për zërin dhe personalitetin misterioz, që e bënë atë një ndër aktorët më të preferuar sidomos për rolet antagoniste.

Shkaku i vërtetë i vdekjes ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht, por mendohet se u nda nga jeta për shkaqe natyrale.
Aktori lindi në shtetin qendror të Guanajuato, më 5 janar 1940. Në moshë shumë të re ai mbërriti në Mexico City, ku studioi nga shkolla fillore deri në universitet, duke u diplomuar për arkitekturë në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM).

Rocha nuk e kishte imagjinuar kurrë se fati i saj ishte në aktrim. Një ditë iu dha rastësisht një mundësi që do t’i ndryshonte jetën dhe për të cilën do të kalonte nga arkitektura në skenë. I ftuar nga një mik, Enrique Rocha shkoi në provat e “Despertar de la Primavera”, një shfaqje që po drejtohej nga Juan José Gurrola. Kur aktori Juan Ibáñez nuk shkoi në provë, Gurrola e ftoi Rocha të ngjitej në skenë për të thënë pjesën e tij. Me mbarimin e pjesëmarrjes, regjisori u interesua për zërin dhe pamjen e tij të veçantë dhe e ftoi të ishte pjesë e shfaqjes. Atëherë filloi karriera e tij e madhe e aktrimit, kryesisht në teatër e më pas në filma.

Kur ishte vetëm 21 vjeç, Rocha interpretoi në një nga veprat më të rëndësishme, “Hamleti”, dhe më pas atij iu hapën dyert e televizionit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook