Mix
E dashura e tij flirtoi me DiCaprion, Jeff Bezos ‘kërcenon’ aktorin

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe e dashura e tij Lauren Sanchez morën pjesë në Gala Art+Film LACMA në Los Angeles, ku u panë në bisedë me DiCaprio.
E dashura e tij Lauren Sanchez, teksa u takua me yllin e Titanic, gjatë LACMA Art+Film Gala, në Los Angeles, e kishte të pamundur t’ja ndante sytë aktorit, ndonëse krah saj ishte Bezos.
Video e cila është shikuar më shumë se 10 milion herë që kur u postua në Twitter nga Barstool Sports shkaktoi një përgjigje të hënën nga Bezos, i cili postoi një foto të tij në Twitter së bashku me një shenjë rreziku dhe i bëri thirrje DiCaprio-s.
“Leo, eja këtu, dua të të tregoj diçka… @LeoDiCaprio”, ka shkruar miliarderi 57-vjeçar mbi foton, e cila e sheh atë të përkulur mbi tabelën ku shkruhet: “Rrezik! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale.”
