Lidhu me ne

Mix

Si t’i shpjegojmë të vërtetën fëmijës së adoptuar, nga psikologia Lorela Garuli

Si t’i shpjegojmë të vërtetën fëmijës së adoptuar, nga psikologia Lorela Garuli

Momenti që prindërit adoptues duhet t’i thonë të vërtetën fëmijës, është një moment vendimtar në jetët e tyre dhe gjithashtu shumë delikat. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të gjendet mënyra e duhur, koha e duhur dhe fjalët e duhura për t’i shpeguar fëmijës diçka që do të përmbysë realitetin e deriatëhershëm.

Për prindërit mund të mos jetë gjithmonë e thjeshtë, prandaj këshillohen seanca konsultimi me psikologë, megjithatë, ne kemi kontaktuar psikologen për fëmijë Lorela Garuli për të marrë disa këshilla të përgjithshme për të gjithë prindërit që gjenden përballë kësaj situate.

Këshilla nga psikologia Lorela Garuli se t’i shpjegojmë të vërtetën fëmijës së adoptuar:

Është shumë e rëndësishme që prindërit adoptues që rrisin, përkujdesen dhe edukojnë fëmijën, të kenë parasysh që ekziston e drejta e patjetërsueshme e këtij fëmije për të ditur të vërtetën.

Varianti më i mirë është që fëmija ta dijë këtë të vërtetë sa më herët të jetë e mundur, sepse përndryshe do të merret vesh më vonë nga njerëz që nuk janë të afërt. Të gjithë do ta dinë të vërtetën, përveç atij. Mund ta zhvillohen ndjenja traumatike, mosbesimi, fëmija mudn të ndihet i tradhtuar. Do t’i mbivendoset përveç vështirësisë që do të marrë vesh që ka qenë i adoptuar, do të marrë veshë edhe që nuk ia kanë thënë dhe kjo është dyfishe. Kështu që gjithë këto argumente mbështesin faktin që në radhë të parë i duhet thënë sa më herët që është e mundur.

Sigurisht që për prindërit adoptues kjo nuk është e lehtë dhe për këtë aryse mund të konsultohen paraprakisht me një specialist, sesi ta bëjnë këtë gjë, ose mund të bëjnë një provë me njëri-tjetrin dhe pastaj t’ja thonë fëmijës. Duhen përdorur fjalë të thjeshta, të qarta, është një gjë që i duhet shpjeguar me shumë thjeshtësi, me shumë qetësi. Nuk është një temë për të cilën mudn të thuhet vetëm një fjali “Ti je i adoptuar”. Duhet të kemi parasysh ndjenjat që mund të përjetojë një fëmijë kur merr vesh adoptimin dhe ndjenja kryesore është braktisja, fëmija ndihet i braktisur. Brenda mundësive dhe gjithmonë brenda të vërtetës, duhet t’i shpjegohet që nuk është braktisur se nuk e kanë dashur (kur kjo është e vërtetë), por prindërit e tij bilogjikë e kanë sjellë në jetë dhe kanë bërë aq sa kanë mundur për të. Është shumë e rëndësishme sepse ne kemi identitetin tonë social, që sigurisht është një derivat i identitetit tonë biologjik dhe e kemi shumë të nevojshme të dimë nga i kemi rrënjët, nga është burimi. Në këtë sens fëmija duhet ta dijë që për aryse të ndryshme, prindërit e tij biologjikë mbase nuk kanë mundur, kanë bërë deri në njëfarë pike, ndoshta kanë qenë të varfër, ndoshta s’ kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, mendore, cilado qoftë arsyeja.

Pas kësaj, prindërit adoptues duhet të presin që fëmija mund të mos reagojë mirë, mund të ketë ndjenja inati, zemërimi, mërzie, trishtim, refuzim, nerva, frustrim. Duhet të presim dhe duhet t’i mirëkuptojmë që do t’i shfaqë këto ndjenja. Por është shumë e rëndësishme që edhe pas këtij episodi t’i jepet shumë besim dhe shumë dashuri, besim mbi të gjitha, është shumë e rëndësishme. Pastaj, nëse familjet shikojnë që fëmija ka një vështirësi shumë të madhe, të cilën nuk e menaxhon dot, është e këshillueshme të konsultohen me një specialist, por ky është një proces që do kohën e tij.

Është e rëndësishme që nëse fëmija ka pyetje, të dimë t’i kthejmë përgjigje. Prindërit adoptivë duhet ta kenë këtë durim apo mirëkuptim që t’i kthejnë përgjigje të gjitha pyetjeve që fëmija mund të ketë dhe  gjithmonë e vërteta është varianti më i mirë.

Klea lindi në mënyrë natyrale dhe pranë saj në sallën e lindjes qëndroi gjatë gjithë kohës Elgiti, ashtu siç çifti kishte dëshiruar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar2 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore2 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook