Lidhu me ne

Aktualitet

Qesharake/ Investimi që Veliaj “inaguroi” 3 herë ende nuk funksionon

Erion Veliaj nuk lodhet duke gënjyer. Madje edhe për gjëra krejt të dukshme që janë në sytë e të gjithëve. Lapsi.al ka fotografuar këtë të dielë një nga “veprat” për të cilat kryebashkiaku i Tiranës ka mashtruar së paku tre herë. Fjala është për fushat e tenisit tek parku i liqenit. Fotot janë të së dielës pasdite kur ato ishin bosh ndërsa kafeneja buzë tyre, plot e përplot.

Po përse ishin fushat pa lojtarë tenisi?

Për faktit e thjeshtë se ato nuk ishin gati. Po të shihen fotot, për këdo qe e njeh ketë sport, aty mungojnë edhe vizimet për ata që duan të luajnë dopjo, pra 2 kundër dy, edhe katrorët ku lojtari që gjuan shërbimin është i detyruar të fusë topin.

Dhe kjo ndodh sot, në nëntor, kur deri më tani këtë mjedis sportiv kryebashkiaku i Tiranës e ka inaguruar plot tre herë.

Një herë sëbashku me kryeministrin Rama në 28 mars (foto pshtë).

“Ngaqë ka qenë e zënë me ferra, shumica e njerëzve as nuk e dinin që ishte gjithë kjo hapësirë. Ky na kishte ngelur tamam si ai çibani i fundit për tu çliruar, e kur mbaj mend që erdhëm këtu ditën e parë, e gjetëm dosa, dhi, keca e cdo gjë në Liqen, e paimagjinueshme,” u shpreh Veliaj.

Një herë të dytë në 22 qershor, kur ai shpërndau në të gjitha mediat mesazhin se tashme këndi sportiv ishte gati (poshte foto e qershorit).

Duke u nisur nga fakti se fushat e liqenit ishin inaguaruar tashmë dy herë, Lapsi.al e kontrolloi këtë investim disa herë gjatë verës dhe ai vazhdonte të mbetej jo i përdorshëm për qytetarët. Ne botuam në datën 1 gusht disa foto që tregonin mashtrimet e vazhdueshme të kryebashkiakut. Fushat ishin ende djerrë njesoj si recepsioni per te shkuar tek ato. (shiko poshtë)

I gjithë ky vëzhgim u bë pjesë e një shkrimi në Lapsi.al ku vihej theksi tek manipulimet e kryebashkiakut prestigjator (linku këtu).

Nuk kaluan as dy javë nga ky artikull, pikërisht më 13 gusht, dhe Veliaj “zbarkoi” për herë të tretë tek fushat e liqenit për të thënë se tashmë gjithçka ishte gati, se ato qenë vizuar dhe se, së fundi, qytetarët mund ti gëzoheshin këtij investimi të bashkisë.

Në Facebook-un e tij, midis një lajmi për shkollë të re dhe një martese të celebruar, ai botoi lajmin e madh se fushat e tenisit ishin gati me vizim profesional.

Që atëherë kanë kaluar gati dy muaj dhe fushat janë sërish të shkreta. Fotot e bëra në 7 nëntor nga Lapsi.al tregojnë se aty, jo vetëm nuk luan njeri, por vizimet që përmendi Veliaj nuk ekzistojnë. Janë hequr disa viza sa për ti nxjerrë në Facebook por të pamjaftueshme për të bërë një lojë tenisi (fotot poshtë).

Ndërsa ndryshe nga fusha bari që shet kafe dhe alkool, pra prodhon para, i ngritur gjoja në shërbim të sportit, funksionon prej kohësh (fotot poshtë).

Natyrisht, dy fusha tenisi tek liqeni janë një pjesë shumë e vogël e pazllit për të zbardhur mashtrimet e Veliajt. Por ato janë shëmbulli për të treguar se si bën propogandë mshtruese kryebashkiaku edhe për një gjë kaq flagrante që është në sytë e dhjetra mijra njerzve që shëtisin nga parku i liqenit.

©Lapsi.al

Për djeni të bashkise: ja kur quhet i mbaruar dhe funksional nje terren tenisi 

Tout savoir sur les dimensions d'un terrain de tennis
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar18 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix18 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix18 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix18 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix18 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix18 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar19 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix19 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix19 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook