Lidhu me ne

Mix

Njerëzit pyesin, kush janë aktorët e $NOB ?

- 1 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen

Në një komunikim me ndjekësit në faqen zyrtare të $NOB , @snob_tvseries, aktorët e serialit iu përgjigjen disa prej pyetjeve që bënë njerëzit kureshtarë për të ditur më shumë detaje.

Elios Shuli dhe Ketjona Pecnikaj janë aktorët e radhës që zbuluan se si janë personazhet e tyre, sa ngjajnë në jetën reale me ta dhe mbi të gjitha: ç’do të ndodhë me ta në serial?

Elios, student aktrimi, luan rolin e Joanit.

- 1 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen

Dy fjalë për personazhin:Të qënurit “nipi i oligarkut” në vend ta ketë ndihmuar, duket se vetëm i ka sjellë probleme Joanit. Vajzat e duan për atë që ka dhe jo atë që është, ai nuk është mik i ngushtë i askujt, jeton nën hijen e çunit të xhaxhait, që është më popullor se ai dhe përfundon padrejtësisht në telashe, vetëm sepse ai nuk bën dot rezistencë, nga frika se mos humb statusin që ka.

Disa prej pyetjeve të ndjekësve në Instagram për Eliosin.

1. Ke ngjashmëri me Joanin?

“Kam shumë ngjashmëri me të, ashtu siç kam edhe shumë ndryshime. Si unë ashtu dhe Joani nëse jemi në botën tonë, nuk na duhet farë nëse jashtë bie asteroid apo ndonjë cunam.”

2. Nëse s’do ishe Joani cili do ishe?

“Në fakt unë kam dhënë audicione si për Endin si për Joanin, por mesa duket Joani ishte shkëndija e parë. Edhe pse në fillim Endi (një tjetër personazh) më pëlqente për natyrën misterioze, Joani ishte dashuria ime.”

3. Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë xhirimeve?

“Duke qenë se unë jam pak natyrë e mbushur, pantallonat m’u grisën! U detyruan të xhirojmë ashtu, duke e kamufluar të grisurën.”

4. Me kë nga personazhet ke marrëdhënie më të ngushtë?

“Ok, po ju them ca sekrete. Së pari Joani dhe Bojkeni jam kushërinj të parë, djem xhaxhallarësh. Së dyti personazhi im më i afërt është…Më vjen keq, duhet të shihni serialin (qesh).”

Ketjona Pecnikaj në rolin e Tesës

- 1 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen

Dy fjalë mbi personazhin: Tesa është rritur duke kuptuar se puna e ndershme nuk ta bën detyrimisht gjumin e qetë. E goditur nga dy tragjedi (Vdekja e të atit dhe vrasja e vëllait) ajo çfarë Tesa do është të kujdeset për njerëzit që ajo do më shumë, nënën, gjyshen dhe të dashurin e saj, por në emër të kësaj përkujdesjeje, ajo e përfshin veten në aventura që i rrezikojnë jetën dhe ëndrrat.

Disa nga pyetjet e ndjekësve për Ketjonën:

1.  Çfarë të pëlqen më shumë tek Tesa?

“Tek Tesa më pëlqejnë dy gjëra që janë thelbësore. Sakrificat që bën për të afërmit e saj dhe dashuria për personin e zemrës.”

2. Sa sfidues ka qenë ky personazh për ty?

“Ka qenë shumë sepse Tesa më ka njohur me disa sfida që s’i kisha njohur në jetën time.” 

3. A ka ndonjë lidhje Tesa me ty?

“Kam jetuar shumë kohë me personazhin dhe kam zbuluar që Tesa ka shumë lidhje me mua. Janë dy-tre gjëra që s’kanë lidhje me mua, por jemi të ngjashme.”

4. A do të doje të kishe një personazh tjetër aty?

“Të them të drejtën s’e kam menduar kurrë. Duke i bërë një analizë personazheve të tjera, nuk besoj se do të doja dikë tjetër veç Tesës.”

5. Sa kohë t’u desh të përshtateshe?

“Ka qenë proces i gjatë. Gjëja që me pëlqen më shumë tek ajo është që i hap vetes shumë telashe për të ndihmuar njerëzit që do. Ka shumë pengesa rrugës, por ja del.”

Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të $NOB

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të

Kanë mbetur vetëm 6 ditë nga momenti kur $NOB do të nis transmetimin në ekranin e Top Channel. Gjatë kësaj kohe, disa detaje interesante janë mësuar dhe të tjera gjëra ekskluzive do të zbulohen në ditët në vazhdim. Në dokumentarin e shfaqur gjatë ceremonisë madhështore të premierës së $NOB pak ditë më parë, një pjesë e kastit treguan se si e kanë perceptuar skenarin dhe për herë të parë, ndanë përvojën e tyre gjatë xhirimeve të serialit.- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: KETJONA PECNIKAJ

$NOB, një dramë e kohëve moderne, shkruar nga krijuesja Dalina Buzi, trajton hendekun e thellë të të pasurve dhe të varfërve. “Një histori e ditëve të sotme” e përmblodhi aktorja protagoniste Ketjona Pecnikaj (Tesa), ndërsa për Todi Kasemin (Franci) historia lidhet me disa “të rinj të shtresave të ndryshme shoqërore që një ditë fati dhe nevoja i bën bashkë.”- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: TODI KASEMI

Këta të rinj, “gjatë rrugës kuptojnë se pavarësisht gjendjes ekonomike, më shumë janë të njëjtë sesa të ndryshmëm” shtoi Olta Beqiri (Kristela).- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: OLTA BEQIRI

Brarend Akçiu (Bojken) shtoi se këta të rinjtë “arrin një moshë që kanë nevojë për pavarësi dhe identifikim dhe lind dëshira për të krijuar emrin tënd”.- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: BRAREND AKÇIU

Altea Lazaj u shpreh se“historia nuk është kaq e thjeshtë. Personazhet vijnë me bagazhet e tyre, me familjet dhe jetën që kanë pasur”, sepse siç Gent Disha (Alban) tha, “familjet më shumë kanë dëmtuar sesa kanë mbrojtur fëmijët.”- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: ALTEA LAZAJ- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: GENT DISHA

Për Megli Haskaj (Xhesika) “në thelb është një thirrje për vëmendje ndaj këtij brezi, që nga një anë nuk e di se çfarë do dhe nga ana tjetër ende kërkon që të marrë vëmendje nga njerëz të tjerë.”- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: MEGLI HASKAJ

Gjatë dokumentarit, rëndësi iu kushtua përvojës së aktorëve gjatë xhirimet të serialit, qofshit këta aktorët e rinj që do të sjellin një frymë të re në kinemanë shqiptare apo edhe aktorë të njohur të teatrit, filmit shqip apo seriale në Netflix.- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: ELIOS SHULI

“Në çdo pjesë, $NOB realisht më ka mësuar se çfarë do të thotë të jesh një familje, çfarë do të thotë ta duash një produksion. Do të thotë të njohësh njerëz profesionistë, të trajtohesh si jashtë shtetit [qesh],” tha Elios Shuli (Joani).- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: IVA ÇUNI

Iva Çuni (Ines) u shpreh se i pëlqeu çdo detaj i personazhit dhe gjeti veten. “Nuk e di, e dashurova dhe kishte një lidhje shumë të fortë me mua. E gjej veten shumë tek ajo.”- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: DRITAN KASTRATI

Dritan Kastrati, një aktor jo shumë i njohur për Shqipërinë, por me një eksperiencë të gjatë aktrimi në Britaninë e Madhe i cili ka përfunduar një serial në Netflix, theksoi se $NOB nuk ka pasur asnjë ndryshim me serialet e huaja.

“Nuk ka pasur asnjë diferencë nga jashtë vendit dhe këtu. E vetmja gjë që më ka kënaqur mua është se flasim shqip dhe [kjo gjë] dhe më ka dhënë një dashuri. Nuk ka asnjë diferencë. E kam gjendur veten time shumë mirë, sepse skenari është i shkruar shumë mirë, është i menduar shumë mirë prej Dalinës kur e ka shkruar.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: INDRIT ÇOBANI

Për Indrit Çobanin, një prej aktorëve më të mirë të brezit të tij, kryesisht i njohur me role protagoniste në Teatrin Kombëtar, $NOB shënoi eksperiencën e parë në serial.

 “Çdo personazh është një galeri pafund, është një rizbulim që aktori i bën vetes, sepse personazhet të detyrojnë që të jesh në rrethana të caktuara, në kohë të caktuara, në hapësira të caktuara dhe ti duhet të qëndrosh brenda tyre. kështu që jeta reale nuk të jep këtë mundësi që të lëvizësh në këto segmente, është fantastike që personazhet ta japin dhe ti gjithmonë zbulon vetveten. Të them të drejtën e kam shijuar sepse është eksperienca ime e parë në serial.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: AGRON SHALA

Aktori Agron Shala, që së fundmi ishte pjesë e kastit të serialit “Rrushe”, e cilësoi $NOB “një përvojë jo të zakonshme pune me një ekip fantastik dhe me gjithçka që e rrethon këtë punë që kemi bërë. Është e habitshme dhe një ndjenjë e veçantë sesi komunikohet me kolegët përmes artit.”- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: ENI JANI

Në rrëfimet e tyre, aktorët përmendin dhe vlerësojnë vazhdimisht skenarin premtues. Eni Jani, një emër i paharruar për të gjithë adhuruesit e serialit “Njerëz dhe Fate”, tha: “Kur kam lexuar skenarin në fillim më është dukur shumë premtues dhe jam shumë e lumtur që kam punuar me një staf kaq ambicioz për të bërë një serial që i takon të jetë një serial në ditët e sotme.”- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: VIOLETA BANUSHI (TREBICKA)

Aktorja e njohur dhe pedagogia e Akademisë së Arteve, Violeta Banushi (Trebicka) përmendi: “Kur më bëri Dalina propozimin, më tha pak a shumë skenarin, më ngacmoi. ‘Më pëlqeka shumë,’ i thashë sepse është një rol ku ti ke mundësinë që të japësh nga vetja.”- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve tëMOMENTE TË SHKËPUTURA NGA DOKUMENTARI/ NË FOTO: ALEX SEITAJ

Për Alex Seitajn, aktorin e njohur të kinemasë dhe skenës së “Portokallisë”, rëndësi kishte fryma e ekipit.

“Është e vështirë të bësh sete ku çdo gjë shkon ok, ku ka një harmoni midis të gjithëve dhe për fat të mirë në setin e $NOB çdo gjë ishte pozitive dhe nuk kishte këto dramat tipike nëpër filma dhe seriale dhe të gjithë ishim të predispozuar që çdo gjë të dilte sa më mirë, të bëhej sa më lehtë dhe rezultati të ishte sa më i pëlqyeshëm.”

MË TEPËR

Aktualitet10 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar11 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar15 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore15 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook