Radar
Na paralajmëroi për surpriza, por Kim i çon senatorët amerikanë tek Rama
Ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA Yuri Kim njoftoi se në Shqipëri kishin mbërritur 3 anëtarë të kongresit amerikan me një mbishkrim në rrjetin social “Tëitter” ku thoshte se gjatë ditës së sotme do të jepeshin më shumë detaje lidhur me vizitën e tyre në vendin tonë.
Ndërsa pikërisht ashtu siç mendohej në njëfarë mënyrë, Yuri Kim dhe ongresmenët amerikanë kanë shkuar në zyrat e kryeministrisë, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama i cili fotot i ka publikuar në rrjetin social facebook, me mbishkrimin: Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës.
Ajo çfarë bie në sy nga fotot e publikuara, është fakti që ambasadorja Yuri Kim ka pozuar me dy gishtat lartë në momentin kur është afruar pranë tavolinës së zyrës së kryeministrit.