Lidhu me ne

Mix

Çfarë janë antibiotikët, dhe përdorimi i tyre

Antibiotikët dhe përdorimi i tyre

Çfarë janë antibiotikët?

Antibiotikët janë ilaçe të fuqishme që luftojnë infeksione të caktuara dhe mund të shpëtojnë jetën kur përdoren siç duhet. Antibiotikët ose ndalojnë riprodhimin e baktereve ose i shkatërrojnë ato.

Sisitemi imunitar i trupit mund t’i luftojë bakteret përpara se të shumohen e të shkaktojnë simptoma, por ndonjëherë ka raste kur nevojitet ndihmë dhe përdoren antibiotikët.

Disa antibiotikë mund të merren nga kushdo, dhe të tjerë vetëm me recetë mjekësore.

Megjithatë, përdorimi i tyre nuk duhet tepruar, sepse bakteret mund të fitojnë rezistencë ndaj antibiotikëve dhe ato të humbasin efektin.

Si funksionojnë antibiotikët?

Edhe pse ka shumë lloje antibiotikësh, ata fuknsionojnë në dy mënyra:

  • Një antibiotik baktericid (penicilina, për shembull) vret bakteret; këto barna zakonisht ndërhyjnë ose në formimin e murit qelizor të baktereve ose përmbajtjen e qelizës.
  • Një bakteriostatik ndalon bakteret nga shumëfishimi.

Përdorimet

Antibiotikët nuk veprojnë kundër viruseve, por vetëm ndaj baktereve.

Nëse keni një infeksion, është e rëndësishme të dini nëse është shkaktuar nga bakteret ose nga një virus.

Shumica e infeksioneve të traktit të sipërm të frymëmarrjes, të tilla si ftohjet e zakonshme dhe dhimbjet e fytit janë shkaktuar nga viruset – antibiotikët nuk veprojnë kundër këtyre viruseve.

Efektet anësore

Më të shpeshta:

  • Diarre;
  • Ndiheni sëmurë;
  • Infeksionet në gojë dhe vaginë.

Më të pazakonta:

  • Formimi i gurëve të veshkave (kur merrni sulfonamide)
  • Koagulimi jonormal i gjakut (kur merrni cefalosporina)
  • Ndjeshmëria ndaj dritës së diellit (kur merrni tetracyclines)
  • Çrregullime gjaku (kur merrni trimetoprim)

Alergjitë

Disa pacientë mund të zhvillojnë një reaksion alergjik ndaj antibiotikëve – sidomos penicilinës. Efektet anësore mund të përfshijnë një skuqje të lëkurës, ënjtje të gjuhës dhe fytyrës dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma mund të shfaqen menjëherë ose me vonesë.

Antibiotikët duhet të përdoren me kujdes të madh për personat që:

  • Kanë probleme me veshkat ose mëlçinë;
  • Janë shtatzanë;
  • Ushqejnë me gji.

Individët që marrin një antibiotikë, nuk duhet të marrin ilaçe të tjera pa folur më parë me mjekun.

Përdorimi

Shumica e antibiotikëve fillojnë të kenë efekt mbi një infeksion brenda pak orësh. Është e rëndësishme të përfundoni të gjithë kurën, në mënyrë që infeksioni të mos rikthehet.

Disa antibiotikë nuk duhet të konsumohen me ushqime dhe pije të caktuara.Të tjerët mund të merren me stomak bosh, që do të thotë 2 orë përpara ushqimit. Produktet e qumështit nuk duhet të konsumohen gjatë marrjes së tetraciklinave, pasi mund të ndikojnë në thithjen e ilaçeve.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook