Lidhu me ne

Mix

Will Smith rrëfehet: Haremi im me Halle Berry dhe martesa e hapur me Jada Pinket

Will Smith 'Fell in Love' with Stockard Channing During His First Marriage  | PEOPLE.com

Will Smith mbushi 53 vjet këtë vit. Në moshë të mesme, aktori nuk fsheh më gjëra. Në një profil që ka bërë revista “GQ, ndërsa libri i tij me kujtime pritet të dalë, kjo është shumë e qartë.

Smith nuk e ka problem të rrëfejë përvojën e tij me ayhausca, një lëndë haluçinogjene me origjinë nga Afrika e Jugut, por edhe dëshirën për një harem me Halle Berry dhe Misty Copeland, si edhe të vërtetën për martesën e hapur që ka me Jada Pinket Smith.

“Smith u nis në një udhëtim për të gjetur veten dhe për të gjetur lumturinë. Ai mori një shtëpi me qira në Juta dhe u qëndroi i vetmuar për 14 ditë. Ai udhëtoi në Peru për disa rituale të ayahuasca-s, edhe pse asnjëherë nuk kishte pirë duhan dhe mezi pinte. (“Kjo ishte shija ime e parë e vogël e lirisë,” shkruan Smith për përvojën e tij të parë. “Në pesëdhjetë vitet e mia në këtë planet, kjo është ndjenja më e papërshkrueshme që kam pasur ndonjëherë.”)”,  citon Maxim një fragment nga libri ku Smith është bashkautor me Mark Manson.

“Gjatë takimit të tij të parë me Michaela Boehm, një trajnere e intimitetit me të cilën ai punoi disa vite, Smith rrëfeu se, nëse mund të kishte diçka në botë, do të donte një harem me të dashura. “Cilat?” e pyeti Boehm, duke këmbëngulur që t’i thoshte emrat që do të dëshironte të ftonte në haremin e tij. Misty Copeland, u përgjigj Smith.

Dhe Halle Berry gjithashtu. Për pjesën tjetër të seancës, të dy ata hulumtuan gra të veçanta që mund t’i bashkoheshin këtij haremi. Plani ishte që më pas të fillonin kontaktin me këto gra”.

Në fakt, “ndërtimi” i këtij haremi i shëbeu Smithit të shqyrtonte vërtet hendekun midis fantazive të tij dhe realitetit. Ai e kuptoi se ndoshta realiteti – duke mos pasur nevojë për njëzet apo më shumë gra si partnere dhe kujdestare – ishte më i mirë.

 “Do të ishte e tmerrshme. Kjo do të ishte e tmerrshme.” Unë thashë: “A mund ta imagjinosh sa e mjerë do të ishte?”, thotë Smith në intervistë.

“Boehm në thelb po pastronte mendjen time, duke e lënë të kuptonte se ishte në rregull të isha unë dhe të isha ai që isha. Ishte po ashtu normale të mendosh se Halle është shumë e mirë. Nuk më bën njeri të keq që jam i martuar dhe mendoj se Halle është e bukur. Ndërsa në mendjen time, në edukimin tim të krishterë, edhe mendimet e mia ishin mëkate. Ky ishte me të vërtetë procesi në të cilin punoi Michaela me mua, për të më lënë të kuptoj se mendimet e mia nuk ishin mëkate dhe madje të veproja sipas një mendimi të papastër nuk më bënte njeri të keq”.

Lidhur me martesën e tij, Smith është tërësisht i hapur. Ai dhe Jada Pinkett Smith nuk janë monogamë. “Jada kurrë nuk ka besuar në martesën konvencionale,” tha Smith, duke treguar se ajo “kishte anëtarë të familjes që kishin një marrëdhënie jokonvencionale. Pra, ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë ndryshe nga mënyra se si u rrita unë. Ka pasur diskutime të pafundme rreth asaj se çfarë është përsosmëria relacionale? Cila është mënyra e përsosur për të bashkëvepruar në çift? Dhe për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos e menduar monogaminë si të vetmen marrëdhënie të përsosur.”

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix17 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix17 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix17 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix17 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix17 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix17 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar17 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix19 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix19 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook