Lidhu me ne

Mix

Muaji i 5 i shtatzanisë, simptomat dhe përjetimet

Muaji i 5 i shtatzanisë, simptomat dhe përjetimet

Trupi e secilës grua ndryshon në mënyra të ndryshme në kohë të ndryshme gjatë një shtatëzanie. Megjithatë, fakti që po mbani një fëmijë ka të ngjarë të jetë mjaft i dukshëm në muajin e pestë të shtatzanisë, kështu që në këtë muaj, do të përshtateni me ndryshimet fizike, si dhe do të merrni këshilla nga të gjithë. Shumë gra thonë se kjo është faza më e këndshme e shtatzënisë.

Por në muajin e pestë mund të përballeni edhe me disa simptoma të bezdisshme siç janë:

  • Kruajtja e lëkurës;
  • Strijat;
  • Variçet;
  • Venat si merimangë;
  • Vështirësi në frymëmarrje;
  • Duart dhe këmbët e fryra;
  • Dhimbje në fund të shpinës;
  • Fryrje;
  • Kapsllëk;
  • Urth;
  • Shtim i oreksit;
  • Vështirësi në gjetjen e një pozicioni të rehatshëm për të fjetur.

Mbani mend se këto simptoma të shtatzënisë janë normale dhe vetëm disa prej tyre mund të përjetoni gjatë këtij muaji.

Muaji i 5 i shtatzanisë, çfarë mund të themi për zhvillimin e foshnjës: Fëmija juaj po shton në peshë dhe tiparet e fytyrës janë formuar të gjitha. Në këtë fazë, ka një hapësirë të konsiderushme lëvizëse, kështu që do të ndjeni të vegjlit tuaj duke “kërcyer” dhe duke u rrotulluar. Këto lëvizje sinjalizojnë një fëmijë të shëndetshëm, kështu që edhe pse ndonjëherë mund të jenë të bezdisshme, sidomos gjatë natës ndërsa po përpiqeni të flini, ato janë padyshim një shenjë e mirë.

Ndryshimet në trupin tuaj: Ka shumë ndryshime pozitive gjatë muajit të 5 të shtatzënisë, të tilla si vazhdimi i gëzimit të rritjes së energjisë. Shumë gra shtatzëna gjithashtu do të përjetojnë një “shkëlqim” dhe duken më rrezatuese. Barku juaj vazhdon të rritet, por mund të mos jetë aq i madh, kështu që ju ende mund të lëvizni me lirshmëri.

Në këtë fazë mund të filloni të flisni me të afërmit tuaj për të shkëmbyer eksperiencat e shtatzanisë e për periudhën kur do të keni sjellë fëmijën tuaj në jetë.

Ju mund të keni zgjedhur tashmë të ndani lajmin me shefin dhe të tjerët në vendin tuaj të punës dhe keni filluar planet e pushimit të lehonisë.

Bisedoni me fëmijën tuaj: Fëmija po mëson të njohë zërin tuaj dhe mund të dëgjojë më mirë se më parë. Bëni një zakon të flisni, këndoni ose lexoni për fëmijën tuaj çdo ditë.

Mësoni shenjat e lindjes së parakohshme: Tani është koha për të qëndruar vigjilente ndaj shenjave të lindjes së parakohshme. Kontaktoni mjekun tuaj menjëherë nëse mendoni se mund të jeni gati për lindje të parakohshme.

Hani mirë: Fëmija juaj po rritet me shpejtësi në këtë pikë dhe mund të ndiheni të uritur më tepër. Vazhdoni të hani një shumëllojshmëri të ushqimeve të shëndetshme, me vlera ushqyese.

Kërkoni komoditet: Eksploroni mënyra të rehatshme për të fjetur, zgjidhni këpucë më të rehatshme (sidomos nëse këmbët tuaja janë fryrë), vishni rroba të lirshme, me të cilat mund të lëvizni e të merrni frymë pa vështirësi dhe përshtasni reçipetat me gjoksin tuaj në rritje.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar1 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix1 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix1 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix1 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix1 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix1 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal1 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix1 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook