Lidhu me ne

Mix

Filmi “Eternals” ndalohet në Lindjen e Mesme për shkak të çiftit gay, reagon Angelina Jolie

Aktorja Angelina Jolie ka reaguar pas lajmit se filmi i saj i ri i “Marvel”, “Eternals”, është ndaluar nga disa vende në Lindjen e Mesme për shkak të portretizimit të një çifti homoseksual.

Gjatë një konference për shtyp, aktorja 46-vjeçare u shpreh se ishte “e trishtuar” që audienca do të humbiste filmin dhe “bukurinë e asaj marrëdhënieje”, duke i quajtur pikëpamjet e tilla injorante.

Të enjten u raportua se filmi i ri “Eternals” nuk do të shfaqej në Arabinë Saudite, Katar e Kuvajt për shkak të censurës, sepse përmban një çift homoseksual dhe puthje mes të njëjtit seks.

“Jam e trishtuar për këtë. Dhe unë jam krenare për Marvel që refuzoi t’i hiqte ato skena.”- tha Jolie, citon Daily Mail.

Filmi, i cili do të dilte në Lindjen e Mesme më 11 nëntor, është hequr nga faqet e internetit në disa vende që reklamojnë filmat e ardhshëm.

Asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë, por homoseksualiteti është ende i paligjshëm në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe filmat që iu referohen çështjeve LGBT shpesh ndalohen atje.

“Eternals” paraqet çiftin e parë homoseksual të Marvel-it në ekran, superheroi Phastos, i luajtur nga Brian Tyree Henry, i cili ndan një shtëpi me personazhin Ben, të luajtur nga Haaz Sleiman.

“Unë ende nuk e kuptoj se si jetojmë sot në një botë ku ka ende njerëz që nuk do ta shihnin familjen që ka Phastos dhe bukurinë e asaj marrëdhënieje dhe asaj dashurie.”- u shpreh aktorja. “Si është e mundur që dikush është i zemëruar për këtë, i kërcënuar prej kësaj, nuk e miraton ose e vlerëson këtë? Është aq injorante.”- vazhdoi ajo.

Përpara publikimit, censuruesit në disa vende të Lindjes së Mesme kishin kërkuar modifikime për të hequr çiftin homoseksual. Por Disney, kompania që zotëron ekskluzivitetin e Marvel, refuzoi dhe filmi u ndalua.

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske12 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar12 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix12 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix13 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar13 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix13 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske13 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet13 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore13 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook