Radar
“Basha po përçan rininë”/ Këlliçi: Kemi mbushur sheshet për ta bërë kryeministër
Deputeti Belind Këlliçi, i cili është i pranishëm në ambientet e Amfiteatrit ku po mbahet Foltorja e Berishës, i është kundërpërgjijgur sulmeve të kryetarit Lulzim Basha.
Këlliçi është shprehur se të gjithë të rinjtë kanë punuar dh ekanë mbushur sheshet për të bërë Bashën kryeministër.
Ndër të tjera, Këlliçi thekson se partia është më e madhe se kryetari dhe se është absurde që sot pas 30 vitesh të kesh frikë t’i bashkohesh Foltores.
“Jam anëtar i FRPD, jam simpatizant. Të mendosh pas 30 vitesh, të kesh frikë të bashkohet në Foltore se ke frikë nga njishi kjo është absurde. Të gjithë kanë punuar dhe i kemi mbushur sheshet që nga dita e parë për të bërë Bashën kryeministër. Partia është më e madhe se ish kryetari dhe kryetari aktual. Ne kemi nisur prej ditësh për të realizuar këtë takim. Sot pres që të ndizet një shpresë e të rinjve për të rrëzuar Edi Ramën“, tha Belind Këlliçi.